Nëse ish-i juaj vazhdon të mos ju lërë të qetë edhe pse jeni treguar shumë të qartë në vendimin për t’u ndarë, me siguri i përket njerëzve me cilësi të errëta personaliteti. A ka një arsye pse ish-partnerët vazhdojnë t’ju përndjekin edhe pas ndarjes?
Arsyet kryesore qëndrojnë pikërisht në tiparet e personalitetit të tyre dhe zakonisht të tillë njerëz karakterizohen nga:
1. Makiavelizmi (term që i referohet dikujt që është manipulues, i pëlqen të bëjë intriga dhe vepron me dinakëri shumicën e kohës)
2. Narcist (i fiksuar pas vetes dhe beson se është më i veçantë se gjithë të tjerët, më i talentuari dhe rrjedhimisht superior krahasuar me ata që e rrethojnë.)
3. Psikopatia ( përshkruan dikë që kërkon rrezikun dhe bëhet rrezik për të tjerët si dhe njëkohësisht i mungon empatia.)
4. Sadizmi (i referohet dikush që gjen kënaqësi kur lëndon të tjerët)
Njerëzit që karakterizohen nga këto lloj personalitetesh zakonisht dallojnë për sjelljet në vijim
1.
Ndryshojnë partnerët në mënyrë të vazhdueshme
2.
Lidhjet e tyre zgjasin shumë pak
3.
Janë tradhtarë dhe të pabesë
4.
Janë vazhdimisht duke kërkuar për emocione dhe eksperienca të reja përmes raporteve seksuale.
Studimet e kryera së fundmi arritën në përfundimin se burrat me tipare të tilla personaliteti janë më të shumtë në numërt krahasuar me gratë, prandaj kanë tendencën të janë ata që bëhen toksikë edhe kur lidhja ka përfunduar.
Problemi qëndron se këtë lloj përndjekjeje ka shumë raste që viktimat e ngatërrojnë dhe e quajnë “dashuri” ndërkohë që është fiksim i pashëndetshëm që vjen si pasojë e tipareve të errta të personalitetit.
Pra, nëse ai vazhdon dhe këmbëngul për një rikthim apo përpiqet të ta vështirësojë përditshmërinë lëreni mënjanë opsionin “dashuria”. Me siguri arsyeja është një nga tiparet e përmendura më sipër.