Pse gratë kanë celulit dhe burrat jo?

1 minut lexim

Celuliti mund të gjendet në trupat e burrave dhe grave, por është më i zakonshëm te gratë. Sipas studimeve të ekspertëve, 80%-90% e grave kanë celulit në një moment ose në një tjetër. Pse burrat jo?

Arsyeja gjendet te kolagjeni! Struktura e kolagjenit, proteina kryesore e indit lidhor, te vajzat dhe gratë ka pamjen e një gardhi, kunjat e të cilit vijnë njëra pas tjetrës, ndërsa te meshkujt, ka një strukturë më të ndërlidhur. Kjo e fundit, e mban dhjamin më mirë.

Edhe hormonet! Hormonet kanë shumë të ngjarë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e celulitit. Estrogjeni, insulina, noradrenalina, hormonet tiroide dhe prolaktina janë pjesë e procesit të prodhimit të celulitit. Estrogjeni (hormoni femëror) krijon yndyrë, ndërsa testosteroni (hormoni mashkullor) e zbërthen yndyrën.

Kini parasysh që celuliti nuk është i dëmshëm, nuk shkakton dhimbje dhe zakonisht është pasojë e hormoneve, dietës dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës, toksinave të akumuluara, gjenetikës, shtimit në peshë, shtatzënisë etj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, e martë 11 tetor 2022

Story i radhës

Raportime për sulme gjatë natës në Zaporizhzhia

Të fundit nga