Pse ëndërrojnë rrëzimin e qeverisë, Kurti 2?

August 5, 2022
min lexim

Bëhet kjo për inate të vjetra, apo për këto të rejat, të cilat meritojnë përkrahje? A nuk i vjenë era kësaj pune si konkurencë inatesh? Kush tjetër k’naqet kur Albini urrehet nga shqiptarët e “politikës”?Unë personalisht besoj se dëshira e Beogradit, plotësohet kur vetë Vuçiç deklaron se ska bisedime, përderisa është Albini kryeministër?
Nga ky konkludim rrjedhin edhe veprimet e Grenellit, (si mik i Serbisë), kur z.G, shprehet haptas se Albini është pengasa e dialigut!

Veprimet konkrete të këtij tipit, gjatë mandatit të Trumpit, dëshmojnë edhe për ngulfatjen e demokracisë së vetë Amerikës. Këta deshtën të përmbysin edhe rendin e Shtëpisë së Bardhë, vendin nga ku buron demokracia përparimtare amerikane dhe botërore. Kur dikush e shkel vetëveten, për të qenë vetëm vetja, atëherë mos prit se do të kursej edhe ty! Në mandatin e Trumpit është vërejtë haptas një anashkalim i të vërtetës për vetë Kosovën! Një anim plotësimi i dëshirave pansllave, (edhe pas largimit nga Kosova), ishte një stimulim konkret i dizajnit të kobshëm serb ndaj pavarësisë së Kosovës! Serbia dhe Rusia edhe pse si mbështetje e kan edhe pesëshen Europiane, këta hapëruan edhe më në mandatin e Trumpit! Edhe pse qëllimi i të gjitha bisedimeve nga ana e Serbisë ka qenë gjithënjë si vazhdimësi për të kthyer procesin e pavarësisë në pikën zero!

Vërtetë, serbosllavët, vetëm sa avancuen në këtë drejtim, përndryshe kjo vërehej atëherë kur këmbëngulja më e vogël e Kosovës si shtet shkaktonte tërmet në Serbi, dhe shqetësim te Grenallat. Nga i njëjti tërmet dhe dridhje për s’pari u largua Ramush Haradinaj, sepse mbrojti të vërtetën dhe pastaj skenari vazhdoj edhe për Albin Kurtin! Ajo që Grenell arriti ndaj Albinit ishte në koordinim të plotë edhe me LDK-në, PDK-në AAK-në dhe të tjerë lakmiqarë tanë për pushtet! Pyetja për lexuesin është; kush urren më tepër Albinin? Serbia, (e cila nuk arriti të eliminoj Albinin, kur e kishte në grusht)? Grenelli, (i cili arriti njëherë të e largoj Albinin me ndihmën e opozitës)?
Opozita, pa Grenellin (e cila kërkon që Albini, mbrenda natës) të i zgjidhë të gjitha problemet e djeshme dhe këto të sotmet?

Kjo renditje nuk është aspak e ndershme për opozitën, kur dihet botërisht se këta ende janë kah gokësojnë nga ajo “qeverisja njëzetëvjeqare”! Kjo sjellje fëmijënore nuk është vështirë të kuptohet, atëherë kur cilit do sukses të qeverisë nuk i bashkohet opozita, por edhe mos suksesit i duartrokitet sikur të ishte sukses, për të ardhmë e vendit! Është për turp të bashkohesh me ndjenjat e armikut, dhe mikut të armikut kur ndëgjohen klithmat serbosllave se, deri sa është Albini në pushtet nuk ka përparim të dialogut ashtu siq e dëshiron bota serbe! Atëherë kush n’a qenka i përshtatshëm për këto biseda?

Kosova si shtet është enigma e problemit për Serbinë, edhe pse djallëzisht ia kan arrijtë të shantazhojnë edhe Amerikën dhe shumë vende të tjera botërore, kur janë në pyetje bisedimet.

A është e mundur që dikush nga tanët me këmbëngulje, ende beson dhe mendon se ndihma e Grenellit është pasqyrë e realitetit politik amerikan? Gërshetimet e politikave pro serbe ndaj Kosovës shtet, janë hieje e zezë e demokracisë!

Të shpresojmë se lakuriqësua e politikës Ruse (me aneksimin pjesëve të Ukrainës), ndryshon edhe qasjen e dilogut Kosovë -Serbi. Kjo dritë jeshile e të vepruarit si shtet me reciprocitet, tabela dhe letërnjoftime është vetëm fillimi, të tjerat vazhdojnë! Kalkulimet e mjeranëve opozitar se në vjeshtë shkon Albini në shtëpi nuk është asgjë më tepër se sa një ëndërr e mirë!
Dt:05.08.2022
Hamdi Rafuna

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nisen 3 anije të tjera nga Ukraina që transportojnë misër

Story i radhës

“Ofensivë” e policisë në Gjakovë kundër ngasësve të pakujdesshëm

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë