Pse e arsyetoi kryeministri i Shqipërisë armatosjen e Serbisë me sisteme raketore e dron nga Kina dhe me tanke e avion nga Rusia?

April 12, 2022
1 minut lexim

Armatosjen në ethe të Serbisë me sisteme raketore e dron nga Kina, me tanke dhe avion nga Rusia, kryeministri i Shqipërisë, Rama e arsyeton për qëllime mbrojtje. Nga kush?  

Nga NATO, sepse Serbia është e rrethuar nga shtetet e NATO-s: Kroacinë, Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Maqedoninë e Malin e Zi. Natyrisht edhe Shqipëria sikur të mos i hynte në mes Kosova, do të ishte shtet fqinj i Serbisë. Edhe Shqipëria është në NATO.

Serbia blenë armë nga Kina e nga Rusia që të mbrohet nga NATO. Armik tjetër nuk ka. Ndërsa do të ishte cak i sulmeve, nëse e sulmon Kosovën. A thua planifikon Serbia ta sulmojë Kosovën, që ia ka frikën NATO-s? Me 1999 NATO e bombardoi Serbinë, që t’i shpëtonte shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi. Sigurisht NATO do ta sulmonte edhe për herë të dytë. Prandaj Serbia armatoset.   

Gjermania ia tërhoqi vërejtjen Vuçiqit, sivëllait të Ramës për këtë armatosje. I tha se në BE nuk mund të futet më armatim të Kinës e të Rusisë.

Shqipëria e arsyetoi armatosjen e Serbisë!   

Në anën e kujt është Shqipëria? Në anën e Vuçiqit, kur thotë kryeministri se 59 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë janë me Vuçiqin, a në anën e Kosovës?

Kam frikë të bëhem profet me këtë kryeministër të papërgjegjshëm.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Apple Watch Series 8 do të ketë sensorë të temperaturës

Story i radhës

Godasin sytë, qafën dhe këmbët/ Strategu ushtarak zviceran tregon se si funksionojnë “armët terroriste” që Rusia po i hedhë nëpër vendbanime

Të fundit nga

Abazi: Shqipëria të qëndrojë larg euforisë

Ish-futbollisti i kombëtares, Eduard Abazi flet për sfidën e sotme kundër Serbisë. Ai apelon për qetësi, vetëkontroll dhe përqendrim nga lojtarët, duke kërkuar që aspektin politik ta lënë mënjanë në këtë përballje.
sqmken
ShkoLartë