Pse duhet të flini në dhomë të ftohtë, në dimër

November 29, 2022
1 minut lexim

Besojeni apo jo, por ndërsa ju flini, temperatura e dhomës ndikon në metabolizmin dhe aftësinë për të fjetur më lehtë. Në muajt e dimrit, mezi presim të shkojmë në shtrat, në një dhomë komode dhe të ngrohtë. Por, ju duhet të dini që shkenca rekomandon që dhomën tuaj të gjumit ta mbani gjithmonë ftohtë, pasi kjo do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit tuaj, nga djegia e më shumë kalorive deri tek një natë më e mirë gjumi. Studiuesit kanë zbuluar se në një hapësirë të ftohtë, trupi juaj punon më shumë për të rritur temperaturën. Pra më shumë punë, më shumë kalori të djegura.

Një natë me gjumë të plotë dhe cilësor, çon në një mori përfitimesh, si mbrojtja e trurit nga sëmundja e Alzheimerit, përmirësimi i funksionit të sistemit imunitar, rritja e produktivitetit tuaj dhe luftimi i plakjes. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vërejnë se gjumi gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin ose kontrollin e disa sëmundjeve kronike, përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, mbipeshën dhe depresionin. Dhe natyrisht, përmirëson gjendjen shpirtërore duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bordi ndryshon çmimet, sa do të shitet nga nesër nafta dhe benzina

Story i radhës

ShBA-ja shënon fitore jetike ndaj Iranit, kualifikohet tutje

Të fundit nga

ShkoLartë