PS nis “zgjedhjen” e presidentit/ Deputetëve iu kërkohen emra konkretë të kandidatëve

March 28, 2022
1 minut lexim

Shumica socialiste duke mos humbur kohë e në respektim të afateve kushtetuese nis konsultimet brenda partisë për të zgjedhur presidentin e ri të Shqipërisë.

Edi Rama i cili do të thotë fjalën e fundit,  ia ka besuar këtë proces numrit dy të partisë Damian Gjiknurit, kreut të grupit parlamentar Taulant Balla dhe ministres për marrëdhënie me parlamentin Elisa Spiropali.

Taulant Balla: Këto konsultime kanë filluar që sot brenda grupit tonë parlamentar ku deputetëve iu është kërkuar që të vijnë me propozime konkrete, konfidenciale nëse duhen me qëllim që të kemi gati një short listë të atyre, që mund të jenë kandidaturat e mundshme për t’u mbështetur më pas me firmat.

Në një kohë frenat e drejtimit të PD po i merr Grupimi  Rithemelit i Sali Berishës, socialistët për momentin e përjashtojnë mundësinë që për kreun e ri të shtetit,  të dialogojnë me Berishën.

Taulant Balla: Në  Kuvendin e Shqipërisë nuk ka një grup parlamentar të quajtur Grupi i Rithemelimit. Prandaj unë isha shumë i kujdesshëm në atë që thashë me grupet parlamentare brenda kuvendit dhe grupet parlamentare janë ato që ju dini dhe natyrshëm se çfarë ndodh brenda grupeve parlamentare është çështje e brendshme e tyre. Ne kemi vendosur një standard në marrëdhëniet institucionale brenda Kuvendit të Shqipërisë”.

Në 32 vite demokraci socialistët vetëm njëherë kanë çuar në pallatin presidencial të zgjedhurin e tyre si president,  Rexhep Meidanin në 24 Korrik 1997 deri në Korrik 2002. Me votat socialiste një tjetër i majtë por nga LSI siç ishte Ilir Meta ngjiti shkallët e presidencës në korrik  2017.

Muaji i tij i mjaltit me socialistët që e zgjodhën do ti vinte fundi shumë shpejt duke shënuar përplasje të forta të cilat detyruan shumicën të ngrinte dy komisione hetimore parlamentarë e vënë presidentin Meta nën akuzë për shkelje të rëndë të kushtetutës.

Në të dyja herët dështuan ta shkarkonin duke e lënë në detyrë deri në korrik 2022.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U tha se është zënë me moderatoren e njohur shqiptare, ky është reagimi i Arbana Osmanit

Story i radhës

Zv/drejtori i Emigracionit Izmit Nura takoi kryesinë dhe anëtarët e Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane në New Jersey

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë