“Provoni t’i hiqni 5 lojtarë titullar Milanit dhe pastaj të shohim”, por çfarë thotë Allegri sot?

min lexim

“Provoni t’i hiqni 5 lojtarë titullar Milanit dhe pastaj të shohim se çfarë rezultatesh do të kenë”.

Ishte kjo fraza e Max Allegri-t, vetëm pak ditë më parë, më saktë e thënë nga ai më 17 shtator, ndërsa në mbrëmjen e 8 tetorit, Milani mposhti 2-0 Juventusin e tij në San Siro.

Milan u prezantua në sfidën e javës së nëntë pikërisht pa pesë lojtarë kryesor si, Maignan, Calabria, Kjaer, Messias, Saelemaekers, por pa harruar edhe Florenzi dhe Ibrahimovic, por përsëri Allegri dhe Juventus dolën pa pikë.

Në përfundim të sfidës, trajneri Allegri deklaroi se në një moment të tillë fusha flet më shumë, por ka besim se skuadra do të ringrihet.

 “Pas ndeshjes së sotme ka shumë pak për të thënë. Jemi në një moment të vështirë, mendova se kishim dalë nga ajo periudhë negative. Sonte u rikthyem përsëri aty, më vjen keq. Pësuam një gol në një moment ku ne gabuam dhe ne po e vuajmë këtë pjesë. Nuk jemi në gjendje të reagojmë dhe kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të shohim përpara, kemi cilësi dhe gjithashtu kam besimin se do të dalim më të fortë nga kjo gjendje” – përfundoi Allegri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë ndodhi? Hakerohet televizioni shtetëror iranian, fotoja që u shfaq gjatë transmetimit të lajmeve po bën xhiron e rrjetit

Story i radhës

Komentet negative në rrjetet sociale, Xhensila befason me reagimin e saj

Të fundit nga