Provokimet antishqiptare të çetnikëve fashist serbë në Gazimestan, duhet të ndalohen njëherë e përgjithmonë..!

min lexim

Ardhja sot në Gazimestan e një grupi të madh ekstremistësh çetnikë serbë në krye me patriarkun e kishës ortodokse serbe, Porfirije, për të bërë gjoja homazhe pranë lapidarit të serbëve të rënë në betejën e Kosovës (1389), njëjtë sikur në vitet e kaluara, ishte një provokim i rënd ndaj shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës. Është kështu sepse ne e dimë fare mirë se ata asnjëherë nuk vijnë në Kosovë për të bërë homazhe dhe ndonjë lutje, veçse për të treguar para opinionit, se serbët si popull dhe si shtet kurrë nuk do heqin dorë nga rikthimi i tokave të tyre të “shenjta”, pra të Kosovës nën hegjemoninë e Serbisë!

Këtë tendencë fashiste dhe provokim të hapur ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe shqiptarëve si popull, e shfaqi edhe sot në mënyrë shumë provokuese në fjalimi e tij racist, patriarku çetnik serb, i cili duke e ngritur lartë shpirtin e trimave (junak) serbë, tha; “se jemi këtu sot që të shpërndajmë amanetin-betimin serb (Zavet), sikur dikur në Bosnje, Hercegovinë, Likë, Dalmaci, Kroaci, etj., duke e ruajtur qenien tonë në këto hapësira, dhe, ne duhet t’i përmbahemi veprave të trimave (junakëve) të Kosovës siç ka bërë car Llazari. Ne, edhe kur i kemi humbur betejat, kurrë nuk e kemi humbur besimin në fitoren tonë, andaj neve edhe sot këtu dhe në tërë Kosovën dhe Metohinë na ka bashkuar në Gazimestan shpirti i car Llazait, ne duhet të jemi të fortë, besnik dhe të bashkuar siç ishte dhe bëri car Llazari ynë..”!?

Ndërsa, grupi ekstremist i të rinjve çetnikë serbë me flamuj të Serbisë dhe pankartën e ngritur të car Lllazarit , tërë kohën kënduan me zëra provokues himne dhe këngë të shumta shoviniste serbe kushtuar Kosovës, si “zëmër e Serbisë”, duke brohoritur “Kosovo je srce Serbije” (Kosova është zëmra e Serbisë), po ashtu disa herë e përsëritën sloganin, se “Mali i Zi dhe Serbia janë sikur dy sy të një balli”, “Këndo Serbi, tokë e heronjve, “Zemlja Rusija, Kosovo je Serbija” (Toka e Rusisë, Kosova është e Serbisë), dhe kështu provokim pas provokimi, duke i provokuar dhe poshtëruar shqiptarët dhe organet e shtetit të Kosovës..!?

Prandaj, mendoj se pa marrë parasysh se çfarë do thonë faktorët ndërkombëtarë, kjo duhet të jetë leja e fundit që iu jepet nga MPB-me e Kosovës grupeve radikale dhe ekstremiste çetnike serbe për të ardhur nga Serbia në Kosovë, ngase tanimë është mbushur kupa e durimit të shqiptarëve, zëmrat e të cilëve ende pikojnë lot për më të dashurit e tyre që u masakruan dhe u torturuan nga kriminelët serbë jo më larg se 23 vite më para..!?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çka duhet të presim nga samiti kyç i NATO-s

Story i radhës

Grupi i PD bashkohet për protestën e 7 korrikut! Mbi 31 deputetë konfirmojnë pjesëmarrjen në tubimin e thirrur nga Sali Berisha

Të fundit nga