Protestuesit ndërpresin fjalimin e Netayanhut

October 27, 2024
1 minut lexim

Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një ceremonie të mbajtur më 27 tetor për të kujtuar viktimat e sulmit të vitit të kaluar të kryer nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit.

Protestuesit brohoritën “turp të qoftë” dhe bënë zhurmë, duke e detyruar Netanyahun që ta ndërpresë adresimin, pak pasi nisi të fliste.

Kjo ngjarje, në kujtim të viktimave të sulmit të 7 tetorit 2023, është transmetuar drejtpërdrejt në mbarë Izrealin.

Shumë izraelitë e fajësojnë Netanyahun për dështime që ia mundësuan Hamasit të kryejë sulmin në jug të Izraelit tetorin e vitit të kaluar. Ata e mbajnë përgjegjës kryeministrin izraelit edhe për dështimin për të liruar pengjet e mbetura, që mbahen në Gazë nga Hamasi.

Gjatë sulmit të paprecedent, Hamasi vrau afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Edhe afër 100 pengje gjenden në Gazë, shumica e të cilëve besohet se kanë vdekur.

Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare e Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe do të kthejë pengjet./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Situata në RMV/ Ali Ahmeti dërgon letra drejtuesve ndërkombëtar – të mbrohet marrëveshja e Ohrit

Story i radhës

Ish-banorja e BBV trondit me deklaratën: Kanë tentuar të abuzojnë s*ksualisht kur isha 15 vjeçe, nuk e denoncova sepse…

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë