situata ne rmv ali ahmeti dergon letra drejtuesve nderkombetar te mbrohet marreveshja e ohrit 671e4b780f119

Situata në RMV/ Ali Ahmeti dërgon letra drejtuesve ndërkombëtar – të mbrohet marrëveshja e Ohrit

October 27, 2024
1 minut lexim

 

Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuar Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Edi Rama, Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken.

Në këto letra, sic njoftojnë nga BDI-ja, Ahmeti shpreh shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në shtetin shumëetnik.

Ahmeti thekson se tri vendime të fundit – planet për shfuqizimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndalimi i identifikimit të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i një shumice qeverisëse pa përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike – përbëjnë kërcënime serioze për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe të rajonit në tërësi. Ai i bën thirrje udhëheqësve ndërkombëtarë për veprim të përbashkët për mbrojtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

emina cunmulaj largohet me zemren plot nga kosova 671e43fa729f2
Story i mëparshëm

Emina Çunmulaj largohet me zemrën plot nga Kosova

protestuesit nderpresin fjalimin e netayanhut 671e5153e939f
Story i radhës

Protestuesit ndërpresin fjalimin e Netayanhut

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë