Shërbyesit civilë brenda Policisë së Kosovës të martën do të protestojnë.
Kjo për shkak të pakënaqësisë që ata lidhur me pagat.
Për këtë temë në Edicionin Special, ka folur kryetari i Sindikatës së policisë Imer Zeqiri.
“Me shpresë siç kanë thënë ata, siç më kanë thënë edhe mua do të reagojë dikush nga institucionet vendore, në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Zeqiri.
“Këtyre punëtorëve, por edhe flotës operative, u është premtuar se do të bëhet rregullimi i klasifikimit në koeficientë. Me Ligjin e ri ata nuk janë të ranguar aty ku duhet dhe për profesionet që i kryejnë”, theksoi ai.
Kreu i Sindikatës së Policisë shtoi se protesta do të mbahet në vendet dhe gjatë orarit të punës.