Protestat, ministria e Brendshme shton masat e sigurisë

min lexim

Ministria e Brendshme posedon plan operativ për neutralizimin e protestave të dhunshme.

Ndonëse Byroja e Sigurisë Publike thirret në besueshmërinë e planit, nga MPB thonë se plani operativ pamundëson përshkallëzimin e protestave dhe prishjen e rendit publik, shkruan Alsat.

“Të gjitha veprimet ndërmerren në bazë të planit paraprak operativ të hartuar në përputhje me kompetencat dhe aktivitetet e policisë me qëllim ndjekjen e situatave dhe ruajtjen e gjendjes së qëndrueshme të sigurisë dhe rendit publik”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministria e Brendshme nuk komentoi nëse në domenin e tyre të hetimit janë edhe deklaratat e liderëve të caktuar politik të cilët përmes protestave bëjnë thirrje për dhunë, aleancë Euro aziatike dhe partneritet strategjik me Rusinë.

Dikasteri i Brendshëm konservon edhe informacionet për shkëmbimin e të dhënave me Shërbimet e Sigurisë mbi ndërhyrjet nga jashtë vendit në organizimin e protestave kundër propozimit francez.

Në protestat e mbrëmjes së kaluar kur protestuesit dhunshëm thyen kordonin e parë të policisë para Qeverisë dhe Kuvendit mbetën të lënduar katër policë, ndërsa policia thotë se po punohet për zbardhjen e rasteve dhe kapjen e të dyshuarve për dhunë.

Protestat e sotme do të nisin para Qeverisë, vazhdojnë para Ministrisë së Jashtme dhe planifikohet të përfundojnë para Kuvendit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke mos ndarë më shumë hollësi ngriti alarmin se sot planifikohet diçka që nuk i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe vend aspirant për në BE.

“Uroj që protestat të shkojnë në suaza të kornizave ligjore. Sipas asaj që më ka informuar Ministria e Brendshme, sot planifikohet diçka që nuk i ngjan një shteti anëtarë të NATO-s dhe pretendon të bëhet vend anëtar i BE-së”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër./

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pilotët në grevë, kompania ajrore para bankrotimit

Story i radhës

Hana, Ana dhe Luna janë tri luaneshat e vogla të cilat u lindën në kopshtit zoologjik në Shkup

Të fundit nga