Hana, Ana dhe Luna janë tri luaneshat e vogla të cilat u lindën në kopshtit zoologjik në Shkup

Hana, Ana dhe Luna janë emrat e tre këlyshëve luanesha të lindura në kopshtin zoologjik në Shkup.

Nga aty kanë bërë të ditur se deri në ditët e fundit, kanë marrë mbi 3000 propozime nga qytetarët për emrat e luaneshave dhe numri më i madh i tyre ka qenë për Lunën, Anën dhe Hanën.

“Në ditët e fundit kemi marrë mbi 3000 sugjerime për emrat e tri luaneshave femra në kutitë e lëna para hyrjes së kopshtit zoologjik, por edhe në faqet në Facebook, tek ajo e Kopshtit zoologjik të Shkupit dhe qytetit të Shkupit. Faleminderit që jeni kreativ dhe na keni ndihmuar të zgjedhim emrat për këto tre bukuroshe të vogla së bashku. I lexuam me vëmendje të gjitha sygjerimet dhe shumica ishin për Lunën, Anën dhe Hanën. Qofshin të shëndetshme dhe më jetë të gjatë, e të na kënaqin edhe për shumë vite të tjera”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Kopshtit Zoologjik në Facebook.

Kutitë e propozimeve për emrat e banoreve të reja të kopshit zoologjik të Shkupit kanë qëndruar disa ditë të hapura për qytetarët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Protestat, ministria e Brendshme shton masat e sigurisë

Story i radhës

MF: Miratohet rishikimi shtesë i buxhetit, inkorporohen amendementet për projektet në shëndetësi, mjedisin jetësor,infrastrukturë

Të fundit nga