protestat kunder zvernecit agron shehaj qytetaret kane dale me flamurin kuqezi per shqiperine 6a25e7d025522

Protestat kundër Zvërnecit, Agron Shehaj: Qytetarët kanë dalë me flamurin kuqezi për Shqipërinë

June 7, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, i pranishëm në ditën e tetë të protestës së qytetarëve, ka komentuar praninë në masë të flamurit kombëtar shqiptar në duart e protestuesve.

Shehaj thekson se ky është një tregues i arsyes pse mijëra shqiptarë kanë mbushur sheshet e Shqipërisë.

“Edi Rama ka tradhtuar shqiptarët, ndaj qytetarët kanë dalë me flamurin kuqezi për të mbrojtur interesat e Shqipërisë.

Shqiptarët janë vjedhur në këto 35 vjet, vazhdojnë edhe sot të tradhëtohen dhe tradhëtia e fundit e Edi Ramës sipas këtyre qytetarëve që janë këtu është pikërisht marrëveshja që ai po bën për të shpëtuar veten, për t’i shpëtuar drejtësisë”, shprehet Shehaj.

Në një video në rrjetet sociale Shehaj nënvizon se qytetarët shqiptarë ndidhen të tradhëtuar nga Edi Rama.

“Pasi kanë arrestuar gjithë njerëzit e tij të afërt dhe janë të akuzuar për korrupsion, Edi Rama do të shpëtojë veten. Dhe kjo është arsyeja pse njerëzit kanë dalë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Sepse janë të bindur që Edi Rama po bën një marrëveshje në interes të tij, për të shpëtuar veten: po shet Shqipërinë!”, thekson Shehaj.

Kreu i Mundësia thekson se kryeministri kërkon që të shpëtojë nga drejtësia, për korrupsionin që ka bërë dhe është duke kryer aktin final të tradhtisë ndaj Shqipërise.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

numerohen mbi 99 te votave ky eshte rezultati sipas kqz se 6a25e7528e7ca
Lajmi i mëparshëm

Numërohen mbi 99% të votave, ky është rezultati sipas KQZ-së

irani sulmoi izraelin reagon donald trump 6a25e8341effc
Lajmi i radhës

Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump

Të fundit nga

Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pasi ky i fundit lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit. Duke folur për rrjetin amerikan Fox
ShkoLartë