​Protestat grave iraniane po kthehen në revolucion kundër regjimit

October 27, 2022
1 minut lexim

Protesta e grave iraniane, të cilët po kundërshtojnë me jetën e tyre regjimin, është duke u kthyer në një revolucion.

Elika Ashoori, një aktiviste iraniane dhe vajza e Anosheh Ashoori, shtetas britanik i arrestua në Iran në vitin 2017, thotë se protestat “dal ngadalë po evoluojnë në një revolucion”.

“Tani kjo protestë është në mbarë botën dhe nuk po shuhet. Është e sigurt të thuhet se nuk ka kthim prapa”, tha ajo për BBC, duke shtuar se “shumëçka ka ndryshuar në qëndrimet ndaj Republikës Islamike”.

“Revolucionet nuk ndodhin brenda natës, por njerëzit kanë shkuar shumë larg për t’u kthyer tani, ka pasur shumë vdekje, shumë dëshmorë”, tha ajo.

Ashoori, e cila nënshkroi një letër ku bën thirrje për më shumë veprime kundër regjimit iranian, thotë se është “tronditëse të shohësh mungesë interesi dhe bashkëpunimi nga Kombet e Bashkuara”.

Ajo thotë se iranianët kanë shkelur të drejtat e njeriut dhe kanë kryer kaq shumë krime, por habitet që nuk ka reagime të fuqishme ndërkombëtare.

“Ne kemi parë vende si Gjermania dhe Kanadaja që kanë mbajtur qëndrime të forta kundër asaj që po ndodh në Iran, por Britania e Madhe ka qenë jashtëzakonisht e qetë”, tha ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Serbia kollitet, SHBA dhe BE-ja trishtohen

Story i radhës

E fundit, ish-futbollisti i Arsenalit plagoset me thikë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë