Daullëgjinjët janë të ndryshëm, shumica e tyre kanë nevojë për lëmoshë dhe kush i thirrë në ndonjë «ceremoni» ata joshen dhe bëjnë zhurmë me instrumentet e tyre, si në mënyrë individuale dhe në grupe, por e veçanta e tyre, pasi të kryejnë ceremoninë, atyre nuk u intereson se çka zhvillohet më tutje, apo t’ua vrasin veshin problemet shoqërore, më rëndësi mbetët çasti i përfitimit dhe dhuratave që i marrin.
Edhe partia gjytyryme e PSD-së, e luan një rol të tillë, që ka mbetë sa një gjysmë rimarkio e traktorit, e cila nuk ka asnjë rol në pushtet, por vetëm bënë zhurmë dhe orvatët rrugëve e shesheve të kryeqytetit, sepse nuk i ka mbetë gjë tjetër vetëm të lepitet dikund, ku dikush ia gjuan ndonjë koc, sa për ta lëpirë, për ta mbajtur gjallë një grusht njerëzish, duke menduar se po i bëjnë mirë këtij populli me protesta dhe sjellje rrugaçësh, por populli i njeh mirë dhe populli ua caktoi vendin ku e merituan.
Nuk mund të mohohet se një ndjenjë e tillë nuk është shqetësusese me rastin e shtrejtimit të rrymës në vendin tonë, dhe populli ka të drejtë të mos pajtohet, por nuk mund të përkrahet dhe pranohet, që përmes kësaj ngjarje të kalohet në tjetrën, duke shprehur mllefin dhe urrejtjen ndaj qeverisë dhe kryeministrit Kurti, duke i bërë fajtorë apo shkaktarë të kësaj krize energjetike dhe i krizave tjera.
Dhe aq më pak janë fajtore policitë e Kosovës, të cilët kryetari i PSD-së, Molliqi, i quan të dirigjuar nga politika, dhe më keq, kur ky e merr guximin dhe i godet me shuplakë, duket se ky njeri ka një kundërshti tjetër dhe e ka problemin dikund ma largë që shpaloset pikërisht edhe këtë herë, i cili pretendon me i zgjedh problemet në këtë mënyrë, duke i injoruar edhe organet e rendit dhe sigurinë e shtetit të Kosovës.
Dhe po të vëzhgojmë me kujdes rolin e PSD-së, dhe kryetarin e saj D.Mulliqi, vëjmë re se ky grup i këtyre njerëzve është shndërruar në një grup vakabandësh, të cilët me sjelljet e tyre që veprojnë i takojnë formave primitive, në lojën e secilës shfaqet një kompleks i neveritshëm dhe pa tradita, përmes planeve që u referohen nga eprorët e partive tjera politike prej të cilave merr urdhëra për të vepruar si vegla të tyre, të cilët nuk e kanë brengën e energjisë elektrike, por e kanë brengën e pushtetit që u mungon dhe u ka dalë prej dore.