Protestat e pedagogëve/ Rama: Torollisin të gjithë mendjet, me demek po shpërthen një tenxhere me presion!

min lexim

Kryeminsitri i vendit ka komentuar sërish ditën e sotme protestën e pedagogëve, gjatë takimit me qytetarët e Elbasanit. 

Ai tha se një pjesë e tyre po torollis të gjithë mendjet sikur po shpërthen një tenxhere me presion, ndërsa sipas tij, pjesa më e madhe e pedagogëve janë në krye të detyrës siç u takon dhe po përballojnë situatën që është për të gjithë njësoj.

“Lufta ka sjellë inflacionin që edhe pse nuk duket fizikisht, ndjehet sa herë fusim dorën në xhep për të blerë diçka, megjithatë nga ana tjetër është kënaqësi sepse këtu në Elbasan, ka një rrugë të re të zhvillimit bujqësor. Para se të vinim këtu vizituam një realitet shembullor për tu ndjekur nga të gjithë. Nëse duam të bëjmë një diferencë, është e vetmja rrugë bashkimi. Federata e Ullirit me 130 e ca anëtarë,është aty për tu parë e për tu marrë shembull, para se ta krijonin ata kanë vajtur në zonën e Konispolit për të parë. Për mua është kooperativë, me një logjikë shumë të thjeshtë, secili fut të vetat dhe merr pjesën që I takon por duke qenë bashkë bëhet racionalizim I kostove dhe garantohet cilësia e sasia. Ne kemi nevojë të rrisim sipërfaqen e tokës ku forcat bashkohen. Pavarësisht se kemi një tokë të fragmentuar, s’ka rëndësi se të gjithë e shfrytëzojmë dhe marrim pjesën.

Ndryshe nga kohët më para kur të gjithë punonin dhe merrnin njësoj, merrnin shumë pak. Bujqësia sot, pavarësisht krizës e rritjes së çmimeve është në ditën e vet më të mirë sa I përket nga se jemi nisur, Ishte para 6-7 vitesh që kur vije këtu të gjitha rrugët ishin të mbushura me njerëz që dilnin tek rruga për të shituar atë çfarë kishin prodhuar, se nuk kishin asnjë mundësi tjetër. Tashmë ka filluar një fazë e re. I është dhënë dorë e madhe fermerëve, kemi nevojë për tregje cilësore me çmime  të arsyeshme, për këtë po punojmë me programin e ri. Do të krijojmë një sipërmarrje, e kemi nisur pak nga pak. Do të aplikohet për të marrë mbështetje nga fondet e qeverisë dhe evropiane. Kostoja do të jetë minimale dhe fitimi do të jetë I madh e barrën më të madhe do e mbajë qeveria. Kemi problem me çmimin e naftës dhe sot mbështetja për t’iu dhënë naftë pa taksa fermerëve është rritur shumëfish. Duhet të shohim ku është goditja më e fortë se nuk mund të shmangim gjithë impaktin por një pjesë. Ne kemi vënë mburojë tek faturat e energjisë. Aty keni edh enjë fashë të kuqe ku është kostoja reale e shpenzimit tuaj. Kemi parë me naftën, goditja më e madhe është tek ata që lëvizin me autobus, nuk është prekur çmimi I biletës, të gjithë shpenzimin shtesë e mbulon qeveria. Tek fermerët dhe peshkatarët kemi ndërhyrë, ku kanë përfituar nga skema e naftës 34.200 persona. 7% ia ka rritur qeveria, 8% anatomia vendore, nuk është ndonjë rritje e madhe por është domethënëse në një kohë lufte. Një pjesë që nuk janë shumica po torollisin gjithë televizionet duke u përpjekur të çartallosin të gjithë mendjet, me demek po shpërthen një tenxhere me presion. Është për të ardhur keq ndërkohë që pjesa më e madhe e pedagogëve janë në krye të detyrës siç u takon, edhe ata kanë barrën e hallit të madh, por është një hall që është jashtë vullnetit tonë, Duhet ta përballojnë patjetër edhe këtë. Kemi përgatitur buxhetin e vitit të ardhshëm, gjërat duhet të jenë shumë më mirë por nëse krahasohemi me 2013 kemi pasur gjysmën e buxhetit që po bëjmë për 2023. Është rritur ekonomia. Po them se ja çfarë mund të bëjmë jo se sa mirë jemi.”- tha Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

18 qytetarë vdiqën tragjikisht në vendin e punës vetëm këtë vit

Story i radhës

Majdanoz çdo mëngjes për të humbur kilet e tepërta

Të fundit nga