Policia franceze hodhi gaz lotsjellës ndaj demonstruesve dhe u përlesh me ta në disa lokacione në Paris, pasi ‘Konvoji i Lirisë’ që protestonte kundër kufizimeve të COVID arriti në kryeqytet.
Një kolonë protestash shkeli mbrojtjen e policisë dhe u fut në qendër të Parisit të shtunën, duke bllokuar trafikun rreth Harkut të Triumfit dhe në Champs Elysees, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që protestonin kundër kufizimeve të COVID-19.
Protestat me emrin ‘Konvoji i Lirisë’ fillimisht nisën nga shoferët e kamionëve në Kanada, të cilët kundërshtuan masat për vaksinim të detyrueshëm, duke bllokuar kufirin amerikano-kanadez, shkruan Reuters.
Sipas raportimeve të para, gjithsej 19 persona janë arrestuar nga policia franceze.
E njëjta protestë u tentua të bëhej në rrugët e Parisit, mirëpo policia ishte e shpëjtë që të mos lejontë bllokimin e Parisit, sikur Ottawa në Kanadë.