protesta para qeverise disa deputete i bashkohen thirrjes per seance te jashtezakonshme 6aaad694586c8

Protesta para Qeverisë, disa deputetë i bashkohen thirrjes për seancë të jashtëzakonshme

September 16, 2026
1 minut lexim

Protestuesit që po qëndrojnë para Qeverisë së Kosovë kanë marrë mbështetjen e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me ftesën që t’i bashkohen protestës dhe të mbajnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj kishte një kërkesë për deputetët.

Haradinaj: Të mbahet seanca e Kuvendit, të tregojnë orientimi i këtij populli

“Ti ndihmojmë kësaj mase, të dalim me një mesazh për sonte që deputetët të mbledhjen në parlament, qoftë në një mbledhje të jashtëzakonshme që të dalim me një kërkesë sonte ose nesër se cili është orientimi i këtij populli që keni premtuar që do të na përfaqësoni”, tha ai.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu mbështeti ftesën e Haradinajt.

Musliu: I bashkohem ftesës tënde, deputetët të dalin në protestë dhe Kuvend

“Edhe unë i bashkohem ftesës tënde, të gjithë i ftoj pa dallim partitë, të gjithë deputetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës me qen sot këtu me juve dhe atje brenda në Kuvend”, tha ajo.

Protestës iu ka bashkuar edhe Time Kadrijaj, Ablana Bytyqi e Aleancës, Sala Jashari nga PDK, bashkëshortja e ish-komandantin Abedin Rexha dhe ish-deputetja e PDK-së, Safete Haderxhonaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

burri nga gostivari e pervelon gruan me kafe te nxehte 6aaac0123c6b6
Lajmi i mëparshëm

Burri nga Gostivari e përvëlon gruan me kafe të nxehtë

arrestohet eno agasi kusheriri i ergys agasit 6aaad70ff0c87
Lajmi i radhës

Arrestohet Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Të fundit nga

Arrestohet Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Arrestohet pas tetë muajsh në arrati Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Eno Agasi
ShkoLartë