Protesta kundër vaksinës me detyrim / 1300 makina nisen drejt Brukselit

February 14, 2022
1 minut lexim

Qindra automjete kanë formuar një kolonë proteste kundër vaksinimit me detyrim dhe masave anti-covid në Lille të Francës.

Manifestimet erdhën pasi policia arrestoi 97 persona në Paris një ditë më parë, pasi edhe atje automjetet bllokuan trafikun në shenjë proteste.

Protestuesit të stilit kanadez thanë se do t’i drejtohen Brukselit, pasi autoritetet atje bllokuan protestat kundër masave anticovid.

Sipas raportimeve, të hënën rreth 1300 automjete mbërritën në kufirin franko-belg në përpjekje për t’iu bashkuar protestuesve në Bruksel.

Protestuesit të cilët mbanin banderola me thirrje për liri, thanë se u përballën me dhunë policore në Paris dhe se po shkonin në Bruksel.

“Ne u përballëm me dhunë policore në Harkun e Triumfit, prandaj erdhëm këtu sot, rrugës për në Bruksel.”

“Në Paris ishte e vështirë, sepse ishim të bllokuar. Kishte një dhunë për fat të keq, jo nga ana jonë, unë isha atje kështu siç më shihni. Ne ia dolëm, thjesht donim të tregonim se ishim atje.”

“Unë luftoj që të kemi më pak taksa dhe më shumë rrogë. Ne po luftojmë për të gjithë ‘jelek-verdhët’ që janë gjymtuar apo që janë burgosur.”

Demonstratat, me autokolona që nisen nga qytetet anembanë Francës, vijnë dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ku është Kosova pas një viti me Vjosa Osmanin presidente dhe Albin Kurtin kryeministër?

Story i radhës

Për të interesuarit/ Puthja dhe historia e saj ndër vite

Të fundit nga

ShkoLartë