Protesta kundër rritjes së çmimeve në të gjithë vendin/ Policia: Do përballeni me forcën e ligjit

March 12, 2022
min lexim

Gjashtë persona janë vënë nën hetim nga policia në lidhje me protestën  zhvilluar një natë më parë kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.

Nën hetim janë vënë E. D., 33 vjeç, R. R., 25 vjeç, B. M., 19 vjeç, L. Xh., 29 vjeç, A. S., 30 vjeç dhe B. M., 20 vjeç. Sipas policisë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimi i policisë.

Ndërkohë në Shkodër policia ka arrestuar një person dhe ka vënë nën hetim 10 të tjerë pasi gjatë protestës kanë bllokuar rrugën Lezhë-Shkodër duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes.

E njëjta situatë sipas policisë ka ndodhur edhe me rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, ku për pasojë janë vënë në pranga 5 persona, 16 janë vënë nën hetim ndërkohë që një tjetër ëshë shpallur në kërkim nga uniformat blu.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Bulqizë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 dhe 11 mars 2022, në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi,  bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat  penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”,  “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”,  “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,” Organizimi apo pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”,  shtetasit: Sh. GJ., 43 vjeç, L. P., 28 vjeç, N. A., 40 vjeç, B. A., 60 vjeç, K. T., 25 vjeç.

Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit  : B. D., 44 vjeç, Sh. D., 42 vjeç, A. Sh., 31 vjeç, O. D., 22 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, Z.Ç., 58 vjeç, Y. L., 25 vjeç, L. L., 31 vjeç, M. S., 40 vjeç,  M. Ç., 45 vjeç, E. L., 37 vjeç,  Sh. T., 40 vjeç, L. A., 26 vjeç, B. C., 40 vjeç, S. Gj., 37 vjeç, Y. R., 23 vjeç,  si dhe u shpall në kërkim shtetasi I. L., pasi këta shtetas me datë 11 dhe 12 mars,  kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar aksin rrugor  Bulqizë-Peshkopi”, njofton policia e Dibrës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MPJ Maqedoni: Zhbllokohen kamionët që ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë

Story i radhës

“I vrave fëmijët tanë, tani do ta paguash”, gratë e Ukrainës paralajmërojnë Putinin, marrin armët në dorë

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë