protesta kunder ligjit te ri per kazinote te punesuarit thone se mbi 10 mije persona do te mbesin pa pune 6a10808ed875f

Protesta kundër ligjit të ri për kazinotë, të punësuarit thonë se mbi 10 mijë persona do të mbesin pa punë

May 22, 2026
1 minut lexim
IMG 7357
Screenshot

Të punësuarit në bizneset e lojërave të fatit kanë dalë sërish në protestë, duke kundërshtuar propozim-ligjin e ri që parashikon distancë prej 500 metrash të kazinove nga shkollat fillore dhe të mesme, transmeton TV21.

Ata paralajmërojnë se miratimi i ligjit do të sjellë humbjen e rreth 10 mijë vendeve të punës dhe, sipas tyre, mund të detyrojë mijëra punëtorë të largohen nga vendi për punë jashtë shtetit.

Ndërkohë, organizatat joqeveritare reagojnë duke paralajmëruar se ndryshimet ligjore mund të krijojnë rrezik për keqpërdorim të fondeve që vijnë nga lojërat e fatit dhe që janë të destinuara për kategori të rrezikuara sociale.

Sipas tyre, me propozimin e ri ndryshon mënyra e shpërndarjes së mjeteve dhe hiqet përfshirja direkte e disa organizatave si përfituese, duke ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe standarde demokratike. Përndryshe, propozim-ligji për lojërat e fatit është në procedurë parlamentare.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kallezim penal ndaj ish drejtoreve te tec negotine te cilet moren paga dhe kompensime pas perfundimit te funksioneve 6a10646e41f05
Lajmi i mëparshëm

Kallëzim penal ndaj ish-drejtorëve të TEC “Negotinë”, të cilët morën paga dhe kompensime pas përfundimit të funksioneve

Të fundit nga

ShkoLartë