Protesta i kushtojnë, pezullohet presidenti i Superiores

October 26, 2022
min lexim

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e fundit të fazës së parë në Abissnet Superiore. Bylisi humbi 2-1 në “Shkodër” përballë Vllazninë, takim ku skuadra mike kontestoi shumë gjykimin e sfidës.

Presidenti Besnik Kapllanaj është pezulluar me katër ndeshje si pasojë e protestave ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, ndërkohë që klubi ballshiot është gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës.

Pezullime edhe për dy zyrtarë në Kategorinë e Parë, aty ku protestat dhe sjellja jo e mirë u kanë kushtuar nga dy dhe tetë ndeshje pezullim Florian Beqirit të Korabit dhe Polizoi Arbrit të Tomorit. Dy ndeshje pezullim edhe për Klodian Arbrin, zyrtarin tjetër të klubit beratas.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Tomori, Polizoi Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i Tomori, Klodian Arbri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me fjalë ofenduese dhe duke shkelur parimet e fair play, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Iliria, Gojardo Xheka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Gramshi, Mateo Miraka, për sulm ndaj kundërshtarit dhe provokim i publikut, në bazë të nenit 47/1/e dhe 52/1 të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

AF Shqiponjat 2017, U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se parë U-17, kundër FC Lushnja U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i DAJTI FSHF Sunday Leauge, Erigen Shehu, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarit dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 47/1/c dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.

Lojtari i Friends Team FSHF Sunday Leauge, Redi Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i VILA L, FSHF Sunday Leauge, Klajdi Muça, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Dussel, FSHF Sunday Leauge, Gejsi Ahmedani, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 47/1/c dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U21, Patrik Treni, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Akademie e Futbollit U15, Emiljano Mihana, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U14, Kristian Lumi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Skënderbeu, Gentian Lico, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të SHF Pepa, Albion Tirana, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Fabio Dhrami, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Albi Selimaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të hënën nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Story i radhës

Greqia ndihmon çiftet e reja për të blerë banesa

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë