Protesta e Tiranës është fillimi dhe fundi i regjimit autokrat të Edi Ramës / Jo me Rusinë dhe Serbinë

Historia dhe historianet e ardhshëm do të shkruajnë dhe do të flasin për një Shqipëri shumë më ndryshe, dhe për një shqiptarë të dijshëm, të dinjitetshëm dhe të guximshëm, ish kryeministrin dhe liderin historik të PD, Sali Berisha.

Ky i mbeti konsistent politikës parimore, politikës për shtet dhe për komb. Politika e Sali Berishës është politikë thellësisht për trasim të një rruge të ndritur, të një rruge e cila e dërgon vendin e shqiponjave në BE. Berisha nuk kishte kurrë politikë të rreme , nuk kishte kurrë politika jo te sinqerta ndaj shtetit dhe shqiptarëve. Protesta e Tiranës e 7 korrikut edhe një herë shpërfaqi gjithë energjinë, shpërfaqi gjithë atë vullnet, gjithë atë kondicion dhe dije prej një politikani të urtë, vigjilent e të dinjiteshëm, i cili respektohet si burrështetas nga shumica e shqiptarëve.

Kjo protestë madhështore ishte protestë jo vetëm e PD-së, por mbarë kombëtare. Ishte protestë nga e cila u lëshuan zëra kushtrimi për LIRI, u lëshuan zëra për largim të një klike pushtetare rrënuese për shtet dhe komb, siç është klika e kryeministrit, Edi Rama. Kjo protestë ishte treguesi më i mirë i gjendjes aktuale politike dhe të gjendjes ekonomike, të cilat i kanë deprimuar shumicën e qytetarëve.

Hajnit, zhvatjet dhe plaçiktjet e një grupi njerëzish në krye më Edi Ramën, e kanë varfëruar Shqipërinë dhe po e largojnë rininë masivisht nga vendlindjet e tyre. Vendin nga kjo krizë edhe morale nuk ka mundësi ta nxjerrë askush përpos liderit historik të shqiptarëve, zotit Sali Berisha. Protesta e Tiranës është fillimi dhe fundi i një regjimi sadist, i një regjimi cili rregullisht po koketon më pasardhësin e Millosheviqit, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Berisha dha mesazhe të qarta në foltore si gjithmonë se ideja për Ballkan të hapur, është ide ruse, dhe se nuk do të lejohet nga shqiptarët. Sigurisht se protestat e radhës do të jenë edhe më masovike, në luftë për largimin nga pushteti të Edi Ramës, të cilin Berisha e shpalli me të drejtë armik.

Dhe, nuk duhet lejuar një regjim të tillë më vota të vjedhura të mbetet në pushtet. Ideologjia e mykur komuniste, e cila po i lidhë neokomunistët e rinjë, duhet të zhduket njëherë e përgjithmonë në trojet etnike. Kjo ideologji së bashku me ideologët e tyre shumë sherre janë duke ju bërë shqiptarëve. Rama i ka luhatur seriozisht themelet e shtetit shqiptarë. Ka, luhatur ardhmërinë e shumë breznive.

Gjitha këtyre do t’ju vjen fundi së bashku me Open Ballkanin, e cila ide shumë pak dallon nga ideja çetnike për botën serbe. E ti Edi Rama duhet të mësosh, se Shqipëria dhe shqiptarët moti janë përcaktuar për Evropë dhe NATO, jo me Rusinë dhe Serbinë. Ka ardhur koha që Shqipërinë e mbytur në krim, korrupsion e droga ta drejtojnë patriotët, ta drejtojnë ata që e duan shtetin dhe kombin e vet. Orët e mbrapshta të sundimit tuaj, Edi Rama po të kalojnë pamëshirshëm…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Politikanëve që kanë vjedh t’u merret pasuria e t’i kthehet popullit…!

Story i radhës

Qeveria e tij nuk e ka më mbështetjen e partisë së Gjukanoviqit – vjen reagimi i Dritan Abazoviqit

Të fundit nga