MICKOSKI 3

Protesta e studentëve shqiptarë, Mickoski lutet për durim dhe e përmend Komisionin e Venecias

May 13, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar paralajmërimin e studentëve për protesta më 18 maj. Mickoski tha se të njëjtit duhet të kenë durim dhe se së shpejti do të propozohet zgjidhje për kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

“Është çështje për të cilën ne si qeveri punojmë. Jam i bindur që shumë shpejtë do të dalim me propozim zgjidhje. Jam i bindur që ai propozim do të jetë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe sipas standardeve ndërkombëtare, kështu që unë i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi që të jenë të durueshëm, sepse ka forca politike në shtet që nuk duan të jemi shtet që është përparues, shtet që ka reforma, por duan që në shtet të ketë konflikte, trazira, protesta, etj, por të njëjtit kanë pasur mundësi mbi 20 vjet për ta zgjidhur këtë çështje”, ka deklaruar Mickoski.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

hantavirusi turistet britanike te karantinuar ne milano rezultojne negative 6a0460a64c2cf
Lajmi i mëparshëm

Hantavirusi/ Turistët britanikë të karantinuar në Milano rezultojnë negativë

mickovski i lut studentet te kene durim per provimin e jurisprudences shume shpejt do te prezantojme zgjidhje 6a046ace6f695
Lajmi i radhës

Mickovski i lut studentët të kenë durim për provimin e jurisprudencës: “Shumë shpejt do të prezantojmë zgjidhje”

Të fundit nga

ShkoLartë