protesta e studenteve ministria e jashtme e maqedonise se veriut i dorezon demarsh verbal ambasades shqiptare 6a0e31ec37592

Protesta e studentëve, Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut i dorëzon demarsh verbal Ambasadës shqiptare

May 21, 2026
1 minut lexim
denion meidani 1 768x595 1

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut bëjnë me dije për Euronews Albania se ditën e sotme Ministria ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, lidhur me deklaratat e tij publike gjatë periudhës së fundit.

Në takim nuk ka marrë pjesë ambasadori, por zëvendësambasadori i Shqipërisë.

“I është dorëzuar një demarsh verbal lidhur me deklaratat e papërshtatshme publike të ambasadorit gjatë periudhës së fundit, të cilat lëvizin afer kufirin mes komunikimit të zakonshëm dhe legjitim diplomatik dhe ndërhyrjes së mundshme në punët e brendshme të vendit të akreditimit”, thanë burime nga MPJ-së.

Takimi ka ardhar deklaratave publike të ambasadorit shqiptar, në mbrojtje të studentëve shqiptarë që kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip, qe janë cilësuar si përzierje në punët e brendshme të shtetit.

Ndërkohë pala shqiptare ka shprehur në takim shqetësimin për trajtimin e papërshtatshëm të rreth 40 studentëve shqiptarë që ishin në autobusin që u nis nga Tirana për të marrë pjesë në protestën në e studentëve shqiptarë në Shkup. (Euronews.al)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

MENDUH THACI
Lajmi i mëparshëm

Menduh Thaçi: Ahmeti është takuar tinza disa herë me Mickoskin, më informuan nga VMRO-ja

shqiptaria eshte me shkupin studentet shqiptare proteste me 26 maj ne tirane 6a0e4e0d69576
Lajmi i radhës

“Shqiptaria është me Shkupin”, Studentët shqiptarë protestë më 26 maj në Tiranë

Të fundit nga

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit Europian dhe ish-kryeministri italian Romano Prodi argumenton se Bashkimi Europian po kalon një nga momentet më
ShkoLartë