Protesta e OVL të UÇK-së – provokuese, kriminale e rrugaçërore!

June 6, 2022
min lexim

Qeveria Kurti shpalosi vendimin për pagën minimale, për kategoritë me pagesa të ulëta. Një vendim i studjuar mirë dhe me gadishmëri për trajtimin e kategorive tjera. Ndonëse kjo përfshinë një masë të madhe njerëzish, u mendua si zgjidhje parësore.

Në radhë do të vijnë kategoritët tjera, siç janë ato me aftësi të kufizuara, për të cilat duhet trajtim i veçantë, bazuar në praktikat evropiane, pasi këto kategori kanë nevojë për kujdestari të përhershme familjare dhe pengon punësimin e njërit nga çiftet.

Kategoria e Veteranëve të UÇK-së është shumë komplekse. Gjykata kishte shansin:

Së pari, të prangoste Komisionin për Listat Emërore të Verifikimit të Veteranëve, me ndonjë përjashtim, për abuzim, shpërdorim flagrant të detyrës dhe falsifikim, me dashje dhe përfitues nga këto lista;

Së dyti, për pranga ishin dhe janë edhe Hashim Thaçi, Isa Musta, Agim Çeku, Ramush Haradinaj, me akuzën, thellësisht, armiqësore ndaj shtetit të Kosovës, për makro-abuzim, shpërdorim të buxhetit shtetëror të Kosovës.

Sipas komandantëve elitë, të mirë-informuar, deri në vitin 2019, Kosova kishte 33.600 “Veteranë” të rrejshëm! Ky numër ka vazhduar rritjen. Sot marrin rrogë mujore 37.000 “Veteranë”, kinse, të papunë! Kjo është një gënjeshtër e madhe “sa bjeshka”! Shqiptarët janë trima në poshtërsi, sidomos për të zhvatur shtetin e tyre! E turphme dhe kriminale! 

Debati në Kuvend, për çështjen e “Veteranëve”, ishte sa i poshtër, aq edhe idiotesk. “Kuota e pagës, për Veteranët të jetë 600 euro në muaj, plus rroga nga puna”, – çirrej banda e PAN-it! Më e zëshjma ishte AAK-ja. U pa sheshit se ky subjket politik, ka degjeneruar procesin, duke llogaritur tej 60 mijë “Veteranë” dhe, për më tepër, i gjithë populli është “veteranë”, – thonë krerët e kësaj partie, e dyshuar për shumë afera kriminale e korruptive!

Më i zëshmi në marrëzi, ishte shefi i grupit të deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri! Ai u turpërua, më fund, sepse çfarë kërkon ai, nuk e pranon asnjë logjikë normale. Insiston të paguhen – en bloc – 47 mijë “Veteranë”, pavarësisht se falsifikimi është katërfishuar! Tima e Gania, me tellallët tjerë, ia “mbajnë Ison”!

Zhgënjejnë edhe ushtarakët, Anton Quni e Hisen Berisha!

Prisnim një qasje tjetër në debat, nga heronjtë e gjallë të Kosharës, legjitimuese e luftës së UÇK-së, Anton Quni dhe Hisen Berisha. Ata duhet të ishin përkrah Qeverisë Kurti, edhe pse opozitarë. Sepse nuk ka asnjë mundësi reale, për ngritje page të Veteranëve, ndërkohë që 33.600 prej tyre janë “veteranë” të rrejshëm!

E vetmja zgjidhje racionale është ndërprerja e menjëhershme dhe totale e kësaj pagese dhe futja në skemën sociale, të dinjitetshme të Veteranëve të vërtetë, të cilët janë të papunë. Ndërkohë, të jetë prioritet punësimi i tyre. Me 40 milionë euro në vit, që po kërkohet të dyfishohet, në 80 milionë euro në vit.

Gjeneral Berisha na kujton ata që thonë “një më pak”, kur po vdesin veteranët, “sepse të përzier me të rremë, po na marrin bukën e kalamajve. Për ndryshim, përmendi me dhimbje një shifër, që janë amëshuar gjatë këtyre viteve të fundit. Veçse kjo nuk lehtëson abuzimin me paranë e shtetit, kur dihet se shumica absolute e “veteranëve” të rremë, janë në gjysmë-moshe. Dhe, një përllogaritje e thjeshtë, rezulton të humbasin miliarda euro, në gjallje të tyre, kotsekoti!

Si ushtarakë, atdhedashës të dëshmuar ndër beteja, deputetët Quni dhe Berisha, duhet ta bindnin Kuvendin, se krimi ekonomik, tashmë, ka ndodhur dhe makro-hajnat në këtë Parlament, po thërrasin “kapeni hajnin”! 

 “Veteranët” e rremë – klientelë elektorale dhe përfitime materiale

Në “zallamahinë” e asaj mjegullnaje patetike, “për vlerat e luftës, njerëzit e lirisë”, heshtej, qëllimshëm, krimi dhe poshtërsia abuzuese, qëllimi dhe përfitimi, nga shitja e dhjetra-mijëra të “Dëshmive të Veteranit”, që përbëjnë armatën e “veteranëve” të rremë! Urtësia, gjithnjë aktuale: “Sa poshtë ka rënë katundi”!

Tashmë ka vetëm një rrugëdalje, nga kjo hulli, ku për interesa klienteliste elektorale dhe përfitime materiale, me shitjen e “Dëshmive të Veteranit”, ku e kanë futur Kosovën, horrat e babëzitur për pushtet dhe para! Ndërprerja e mënjehershme e dhënies të pensioneve, për të gjithë veteranët, qofshin ata të vërtetë apo të rrjeshëm.

Ndryshimi i ligjit për “Statutin e Veteranit”, duke mos përfillur këshillën e poshtër dhe, tërësisht” armiqësore të Gjeneral Agim Çekut, se “veteran është edhe ai që i ka dhënë një gotë ujë ushtarit të UÇK-së”, – sepse kjo i bënë mercënarë shtetasit e Kosovës. Lufta për Atdhe, është detyrë e parë obligative dhe jo honorar. 

Tashmë, drejtësia në Kosovë, ka humbur kredibilitetin dhe me kuadrin e saj korruptiv aktual dhe forcën mujëshore të kriminelëve, gjithnjë aktiv në politikë, nuk ka as mundësi teorike, për të bërë spastrimin e listave emërore, për të ndarë “veteranët” e rremë nga ata të vërtetë. Hetimi dhe vlerësimi bëhet nga një ekip i heshtur dhe AKI duhet të këtë një rol të veçantë, special. Kushdo që aplikon fallco dhe komisioneri që firmos fallco, përgjigja ndëshkuese, duhet të jetë e rreptë, e menjëhershme dhe e pakompromis.

Numri i veteranëve të vërtetë, nuk kalon shifrën e 13 mijë luftëtarëve, e thënë kjo nga komandantët elitë, si Sylejman Selimi, me komandantët drenicarë të tij; Anton Quni, me komandantët FARK-istë; politikanët Hashim Thaç e Kadri Veseli; edhe Xhevdet Qiriqi dhe të tjerë, janë të një mendjeje se falsifikimi është grotesk, që kulmon në Dukagjin. Të papunët nga këta, ose do të punësohen me përparësi, ose do të gëzojnë ndihmën e dinjitetshme sociale, duke e përcjellur, në vijimësi gjendjen e tyre ekonomike. 

Dhe, pas pensionimit, veç kuotës së rregulltë pensionale të punës, do të marrin shtesën, ta zëmë, prej 100 euro të Veteranit. Kjo mënyrë shpërblimi është praktikuar pas Luftës së Dytë Botërore (LDB), edhe pse lufta, atëherë, ka zgjatur 5 (pesë) vjetë, krahasuar me luftën e fundit në Kosovë, vetëm disa muaj! 

Gjeneral Butka: “Nga 186 veteranë, u bënë 3000 “veteranë”!

Kryetari i OVL të UÇK-së, për Shqipëri, Gjeneral Spiro Butka, deklaron: “Unë kam dorëzuar listën emërore prej 186 luftëtarëve, për – Statutin e Veteranit -, përfshi edhe prapavijën, nga Shqipëria. Por, tani, marrin pensionin e “Veteranit” 3.000 vetë. Askush nuk më ka konsultuar mua për këtë shifër të turpshme. Madje, ky numër po rritet”!

Gjeneral Spiro Butka flet me emra, për ata që shumëzuan, falsifikueshëm, numrin e “veteranëve” të rrejshëm! “Komandantët e Kosovës, me disa matrapazë nga Shqipëria, kanë hapur biznese, që nga Kukësi deri në Tiranë”, – deklaron gjenerali i respektuar shqiptar. 

Të pyetur për numrin e luftëtarëve nga Shqipëria, në Luftën e Kosovës, luftëtarë që kanë plagë plumbash në këtë luftë, e kontestojnë edhe shifrën 186 “veteranë”. “Por, Gjenerali duhet të këtë llogaritur edhe kautdhe gomerët, që kanë bartur “kallashët” kinezë, edhe pse janë paguar majmë”, – thonë ata.

Protestojnë kallësit e Flamujve të Dardanisë dhe sjellësit e Decentralizimit dhe të “Zajednic​ës”!

 Protesta e thirrur nga OVL të UÇK-së dhe ca Shoqata simotra, të cilat zvarritën pas saj, “si Muça pas daive”, krerët e saj të sotëm dhe të djeshëm, janë ata që zbatuan projektin e Serbisë, duke organizuar protestat e dhunshme, fatale për Kosovën, në mars-prillin e 2004-ës, që sollën Decentralizimin, fshat e komunë serbe në Kosovë, deri ke “Zajednica”, gjithnjë problematike edhe sot për Kosovën.

Ky grup i rezikshëm e manipulues, rrast i dyshimtë, janë “tuxharët” e shitjes, me shumicë, të “Dëshmive të Veteranit”! Në vend që të japin llogari për krimet e bëra, ata, sot, po rrezikojn qetësinë dhe rendin në Kosovë. Prandaj, luftëtarët veteranë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, kurrë nuk e kanë njohur dhe as nuk kanë bashkëpunuar me këtë Shoqatë, skajshëm destruktive, mbrojtëse e krimit dhe e kriminelëve. Krerët e saj matrapazë, të dyshuar për krime gjithëfarëshe, që përtej dy dekadave, përballën me gjyqe e burgje, kanë nxirë imazhin e Kosovës, gadi, pakthyeshëm.

Protesta e sotme e OVL të UÇK-së, është provokuese e shqiptarëve, kriminale e rrugaçërore, e manipuluar nga krerët e çoroditur të PAN-it. Veteranë e vërtetë, duhet ta bojkotojnë dhe ta dënojnë, sepse krerët horra, të djeshëm dhe të sotëm, që nga vitët 2000, vazhdojnë të manipulojnë dhe të përfitojnë, duke u bërë “komandantë milionerë”.

Një shtet ligjor, do t`i zinxhironte prapa grilave. Por, “kanë gjetur gjetur shesh dhe bëjnë përshesh”, – siç shprehet populli, për raste të ngjajshme. Kjo dëshmon se krimi i pandëshkuar, mund të përsëritet në çdo kohë. Këta kallës të  -Flamujve të Dardanisë -, duan mjegullnajë, për përfitime personale.

Krerët holrrakë të OVL të UÇK-së, në vend që të japin llogari, për abuzimet hajnore dhe kriminale, ata zhurmojnë, cinikisht e poshtërsisht, për të mbuluar krimet e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina: Kemi vrarë rreth 32 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i pushtimit

Story i radhës

Njerëzit kanë humbur mëse 1 miliardë dollarë kriptomonedha në mashtrime

Të fundit nga

ShkoLartë