protesta e banoreve te 5 maji rama te gjitheve u eshte dhene haku madje me shume nga sa u takon 61fbbbaf9b084

Protesta e banorëve te ‘5 Maji’, Rama: Të gjithëve u është dhënë haku, madje më shumë nga sa u takon

February 3, 2022
1 minut lexim

Ka ardhur reagimi i Kryeministrit Rama lidhur me protestën e banorëve te “5 Maji” pas shembjen e banesave që preken nga procesi i rindërtimit.

Teksa banorët janë duke protestuar sërish sot, Rama u është përgjigjur atyre me një koment në facebook.

Rama ka replikuar me një qytetar ku shkruan se banorëve te 5 Maji u është dhënë haku që u takon dhe madje disave prej tyre edhe më shumë se kaq.

Rama thekson se duhet durim dhe besim sepse ashtu si po ndodh me ata që po përfitojnë nga rindërtimi do të ndodhë edhe me pjesën tjetër.

“Ndërsa unë besoj se tek 5 maji te gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me te tere ata qe po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj te paktën, jo për mua, po për tere ata qe u vranë, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d0b4d0bed0bdd0b8d180d0b0d0bdd0b8 593 d0bad0b0d0bcd0b5d180d0b8 d0bdd0b0 d181d0b5d0bad182d0bed180d0b8d182d0b5 d0b7d0b0 d0b2d0bdd0b0d182 61fbbb3fc4f12
Story i mëparshëm

Донирани 593 камери на секторите за внатрешни работи преку проектот „Мобилен систем за снимање со камери”

trajneri i muriqit shperthen me arbitrin pas eliminimit 61fbbbec8d411
Story i radhës

Trajneri i Muriqit shpërthen me arbitrin pas eliminimit

Të fundit nga

ShkoLartë