Trajneri i Muriqit shpërthen me arbitrin pas eliminimit

Majorka ka humbur mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-0, duke u eliminuar kështu në çerekfinale të Kupës së Mbretit nga Rajo Vajekano.

Trajneri i skuadrës ku tashmë aktivizohet edhe Vedat Muriqi nuk ka qenë i kënaqur me arbitrat e ndeshjes, pasi sipas tij koha shtesë e dhënë nuk ishte e duhura.

Luis Garsia është shprehur se në 15 minutat e fundit janë luajtur vetëm 2 prej tyre, prandaj ai dhe stafi i tij janë ankuar përse arbitri i takimit në fund ka vendosur të akordojë vetëm 7 minuta shtesë.

“Kur ata kaluan në avantazh, ne u hapëm dhe në 15 minutat e fundit mendoj se janë luajtur vetëm 2.

Pse arbitri nuk ka guxim të shtojë 15 minuta kohë shtesë? Asgjë nuk ka ndodhur mes pankinave. Por ne i kemi thënë arbitrit se nuk e kuptuam pse ai shtoi vetëm 7 minuta. E kemi matur kohën dhe insistoj, nga 15 të fundit janë luajtur vetëm 2.

Nuk po them asgjë kundër Rajos, por arbitri duhet të shtojë gjithçka që ka humbur në goditjet e dënimit, zëvendësimet, etj. Ndonjëherë e bëjnë, ndonjëherë jo”, ka deklaruar Luis Garsia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Protesta e banorëve te ‘5 Maji’, Rama: Të gjithëve u është dhënë haku, madje më shumë nga sa u takon

Story i radhës

A ka hyrë Kosova në rrugë qorre në Bruksel…?

Të fundit nga