Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka publikuar mesazhin e një mësuese nga qyteti i Fierit e cila shprehet se po tentojnë t’i mbajnë në punë në datë 7 Korrik në mënyrë që të mos marrin pjesë në protestë.
Boçi thekson se Rama e di mirë se çfarë domethënë protesta e 7 Korrikut pasi tmerri dhe paniku i saj janë të prekshëm.
Ai shkon se joshja ndaj qytetarëve nuk mjafton dhe për penguar pjesëmarrjen e tyre në protestë tashmë ka nisur me bllokime dhe kërcënime.
Statusi i Luçiano Boçit
Tmerri që vjen nga protesta
Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut.
Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm.
Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.
Ai e di që joshja nuk mjafton.
Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime.
Këtë po bën me mësuesit.
Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik.
Lexoni mesazhin
Por e ka kot!
Mësuesit e qytetarët në datën 7 do jenë në bulevard.