Protestat antievropiane, të cilat janë përkrahur hapur nga opozita VMRO-DPMNE dhe LEVICA, nisën sot para ndërtesës së Qeverisë dhe vazhdojnë drejt Ministrisë e Punëve të Jashtme për të përfunduar para godinës së Kuvendit.
Protestat, të cilat po zhvillohen me emrin joformal “Ultimatum?” Jo, faleminderit”, filluan të shtunën me 2 korrik 2022 dhe synojnë ta detyrojnë qeverinë të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut. Siç pretendojnë organizatorët, pranimi i propozimit dhe kornizës së negociatave në këtë formë do të thotë bullgarizim i vendit.