Ish futbollisti i mirënjohur kroat, Robert Prosineçki, largohet nga Olimpia e Lubjanës, tre muaj pasi mori skuadrën sllovene dhe vetëm gjashtë ditë para fillimit të sfidave evropiane.
Drejtuesit e klubit, përveç trajnerit Prosineçki, kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe me drejtorin sportiv Mladen Rudonja, raportojnë mediat sllovene.
Portali “Ekipa24” si arsye për ndarjen e cilëson kërkesën e Prosineçkit dhe Rudonjës për burime shtesë financiare për të forcuar skuadrën.
Në vend që të plotësoheshin kërkesat, vjen shkarkimi, drejtori i klubit Igor Barishiç dhe presidenti Adam Delius falënderuan Prosineçkin dhe Rudonja për bashkëpunimin.