Një peshkaqen sulmoi një grua në Egjipt: Dëshmitarët okularë panë të tronditur skenën e përgjakshme

Në Hurghada të Egjiptit, një peshkaqen sulmoi një grua pranë një resorti, duke i kafshuar krahun dhe këmbën.

Shtetasja austriake e plagosur (68) është dërguar menjëherë në spital pas sulmit, por ka ndërruar jetë menjëherë shkaku i humbjes masive të gjakut. Ajo u soll në gjendje shoku dhe mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën.

Ekipet e shpëtimit u kanë ndaluar turistëve të tjerë të notojnë në vendin ku ka ndodhur tragjedia.

Në videon e sulmit të tmerrshëm që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet një grua duke u larë dhe papritur uji rreth saj bëhet i kuq.

Një numër i madh i dëshmitarëve okularë e ndoqën ngjarjen aty pranë, por askush nuk guxoi ta ndihmonte.

Ndryshe, sipas burimeve zyrtare të cituara nga Al Arabiya, viktima është identifikuar si Elizabeth Squire, një banore vendase e cila është e martuar me një shtetas egjiptian.

Në tetor të vitit 2020, një familje ukrainase u bë viktimë e një sulmi peshkaqen. Për më tepër, kjo ndodhi në një vendpushim tjetër popullor të Sharm el-Sheikh. Një nënë dhe një fëmijë po notonin pranë një shkëmbi dhe u përplasën me një peshkaqen. Djali u plagos rëndë dhe u detyrua të amputojë krahun.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas ardhjes në jetë të djalit Rihanna ka ndryshuar, fansat zhgënjehen nga veprimi i saj

Story i radhës

Prosineçki largohet nga Olimpia e Lubjanës, vetëm pse kërkoi…

Të fundit nga