propozohet paraburgim per 54 vjecarin nga kumanova per rrezikim te sigurise 6b018953c899e

Propozohet paraburgim për 54-vjeçarin nga Kumanova për rrezikim të sigurisë

November 21, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë ndaj një 54-vjeçari për rrezikim të sigurisë dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, pasi ai dyshohet se ka kërcënuar se do t’i djegë vajzën dhe mbesën e tij. Sipas Prokurorisë, përveç kërcënimeve verbale, i dyshuari ka ndërmarrë edhe veprime konkrete, duke derdhur dy shishe benzinë në shtëpi.

Autoritetet bëjnë të ditur se sjellja e dhunshme e 54-vjeçarit është përsëritur, ndërsa ndaj tij tashmë është ngritur edhe një aktakuzë për lëndim trupor ndaj vajzës së tij, gjatë ushtrimit të dhunës në familje nën ndikimin e alkoolit. Ky rast aktualisht ndodhet në fazën e gjykimit.

Pas raportimit të rastit të fundit, është kryer një vlerësim urgjent i rrezikut, i cili ka treguar se ekziston rrezik serioz për jetën dhe integritetin fizik e psikik të viktimës dhe anëtarëve të familjes së saj. Prokuroria vlerëson se ekziston frikë e arsyeshme se i dyshuari mund ta përsërisë dhunën dhe të kryejë një vepër edhe më të rëndë, përfshirë realizimin e kërcënimeve të tij.

Për këtë arsye, prokurori publik ka kërkuar caktimin e paraburgimit, duke vlerësuar se rreziku nuk mund të parandalohet përmes ndonjë mase tjetër më të butë./TV21

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vajza e nicole richie dhe joel madden nis karrieren si modele nenshkruan kontrate me agjencine e njohur 6b016eb18a788
Lajmi i mëparshëm

Vajza e Nicole Richie dhe Joel Madden nis karrierën si modele, nënshkruan kontratë me agjencinë e njohur

policia zgjeron aktivitetet vetedijesuese kunder trafikimit me njerez 6b0189dfc6c38
Lajmi i radhës

Policia zgjeron aktivitetet vetëdijesuese kundër trafikimit me njerëz

Të fundit nga

ShkoLartë