sulm rus ne vendlindjen e zelenskyt vritet nje 7 vjecar dhe plagosen 40 persona 6b018a4157c9c

Sulm rus në vendlindjen e Zelenskyt, vritet një 7-vjeçar dhe plagosen 40 persona

November 21, 2026
1 minut lexim

Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa 40 persona të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketë i Rusisë në qytetin e Krivi Rihut, në Ukrainë, vendlindjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovskut, Oleksandr Hanzha, bëri të ditur se raketa goditi një zonë qendrore të qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa banimi, dyqane dhe automjete.

Sipas autoriteteve lokale, 25 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes tyre ka edhe disa fëmijë.

Pas sulmit, guvernatori publikoi fotografi nga vendngjarja, ku shihen dëmet e shkaktuara nga goditja. Krivi Rihu është një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës dhe njihet si vendlindja e presidentit Volodymyr Zelensky.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia perparon drejt be se cfare presin qytetaret nga ky perparim 6b018a3c4aab7
Lajmi i mëparshëm

Shqipëria përparon drejt BE-së. Çfarë presin qytetarët nga ky përparim?

trump paralajmeron iranin per bombe te piste do te luftojme 6b018a784f65f
Lajmi i radhës

Trump paralajmëron Iranin për “bombë të pistë”: Do të luftojmë

Të fundit nga

ShkoLartë