propozimi i alibeajt administrates ti ndalohen komentet dhe klikimet ne lajmet politike 63d6ee148d8e4

Propozimi i Alibeajt: Administratës t’i ndalohen komentet dhe klikimet në lajmet politike

January 29, 2023
1 minut lexim

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit demokrati Enkelejd Alibeaj kërkon të ndalojë peshkimin e elektoratit ne rrjetet sociale duke i dhënë fund pëlqimeve dhe komentet e punonjësve të administratës në postimet me karakter politik në platformat online.

Paralelisht me betejën elektorale në terren, politika po bëhet gati të përveshë mëngët edhe për një tjetër fushëbeteje, atë që zhvillohet pas ekranit të një kompjuteri.

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit demokrati Enkelejd Alibeaj kërkon të ndalojë peshkimin e elektoratit ne rrjetet sociale duke i dhënë fund pëlqimeve dhe komentet e punonjësve të administratës në postimet me karakter politik në platformat online. Për këtë qëllim para se fushata elektorale të nisë zyrtarisht deputeti demokrat kërkon ndryshimin e ligjit për nëpunësin civil.

Nëpunësit civil ose punonjësi që kryen një funksion jo politik në administratën publike i ndalohet të publikojë, të reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike të bëra në rrjetet sociale. Gjithashtu i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike,”- sipas projektligjit.

Drafti i protokolluar në Kuvend, krahas neneve ndaluese, ka parashikuar edhe ndëshkime me burg për punonjësit e shtetit te cilët pëlqejnë apo shpërndajnë në rrjetet sociale të komunikimit veprimtari të politikanëve apo subjekteve të caktuara politike.

“Nëpunësi civil ose punonjësi që kryen një funksion jo politik, në administratën publike që vepron në kundërshtim me pikat, 4,5 dhe 6 të këtij neni, mban përgjegjësi penale sipas nenit 328/a të Kodit Penal,”– sipas projektligjit.

Ky nen i Kodit Penal parashikon gjobë apo dënim deri në 6 muaj burg për punonjësit e administratës, të cilët detyrohen të bëjnë fushatë zgjedhore kundra vullnetit të tyre për një subjekt të caktuar politik, por ligjvënësi demokrat synon që i njëjti ndëshkim të zbatohet edhe për punonjësit e shtetit që i bëjnë “Like apo Share” aktiviteteve me përmbajtje politike./TCh

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rrahmani me napolin fitojne derbin e madh thellojne epersine ne renditje 63d6ebf7b3c2b
Story i mëparshëm

Rrahmani me Napolin fitojnë derbin e madh, thellojnë epërsinë në renditje

personat qe e kane partnerin optimist jetojne me gjate 63d6ee206be10
Story i radhës

Personat që e kanë partnerin optimist jetojnë më gjatë

Të fundit nga

ShkoLartë