Propozimi francez, Sela: Alternativa e vetme e RMV-së është BE-ja, asgjë tjetër hiç

min lexim

Pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, kreu i ASH-së Ziadin Sela, tha se e morën sot propozimin francez derisa theksoi se atë do ta shqyrtojmë në mënyrë të detajuar.

Sela po ashtu tha se në bazë të këtij propozimi, tani beson se e kuptojnë edhe maqedonasit se si është të kontestohet gjuha, shkruan Alsat.

“E morëm sot propozimin të cilin do ta shqyrtojmë në mënyrë të detajuar. Unë bëjë apel që të gjithë ta shqyrtojmë në detaje këtë propozim në mënyrë që sa më pak të jetë hapësirë për interpretim ndryshe nga ajo që është e shkruar në këtë propozim.

Qëndrimi i ASH-së në lidhje me eurointegrimeve është i qartë, dhe ASH-ja nxiti ndryshimet në vitin 2017-të, dhe pa ASH-në këto ndryshime nuk do të bëheshin. ASH është në anën e integrimit Evropian. Alternativa e gjithë rajonit duhet të jetë BE.

Pjesë e propozimit francez natyrisht që është edhe trajtimi i identitetit, gjuhës, mua më vjen mirë që i gjithë spektri politik maqedonas është shumë i interesuar për të ruajtur gjuhën e tyre. Tani besoj se e kuptojnë edhe maqedonasit se si është të kontestohet gjuha. Do të insistojmë që 20% të largohet nga kushtetuta dhe të zëvendësohet me gjuhën shqipe kur të hapet kushtetuta”, theksoi Sela.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri Bekteshi dhe drejtori Murati ndanë grante për vetëpunësim në Tetovë: Të rinjtë që kanë ide dhe kreativitet të ndryshëm duhet t’i shfrytëzojnë masat për vetëpunësim

Story i radhës

FC Shkupi e kompletuar nis aventuarën europiane

Të fundit nga