Ministri Bekteshi dhe drejtori Murati ndanë grante për vetëpunësim në Tetovë: Të rinjtë që kanë ide dhe kreativitet të ndryshëm duhet t’i shfrytëzojnë masat për vetëpunësim

“Të rinjtë që kanë ide të ndryshme dhe kreativitet t’i shfrytëzojnë masat për vetpunësim dhe në kuadër të biznes planeve që do t’i përpilojnë të mund të fillojnë biznesin e tyre, duke marrë subvencionim nga 5.000 euro deri në 10 mijë euro”, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën për media së bashku me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati, me rastin e dhënies së kontratave për disa nga aplikuesit e aprovuar në rajonin e Tetovës, të cilët do të marrin grante në kuadër të Planit Operativ për punësim në suaza të masave “Subvencionimi i pagave” dhe “Punësimi dhe rritja e personave juridikë”
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë është në mbështetje të krijimit të vendeve të reja të punës, veçanërisht për vendet e punës që janë më mirë të paguara dhe sigurisht që u japim mbështetje edhe atyre që për momentin janë të papunësuar që të kenë mundësi shtesë që nëpërmjet shfrytëzimit të masava edhe ato të kenë një vend pune”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ministri Bekteshi, gjithashtu theksoi se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm. Duke shtuar se me fillimin e negociatave me BE-në kapitullit për sipërmarrësi, punësim dhe rritjen e konkurencës do t’i shtohen edhe 60% të financimit.
“Plani operativ përfshin rreth 37 milionë euro, sigurisht që këto iniciativa janë të rëndësishme për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sa i përket kapitullit për sipërmarrësi, punësim dhe rritjen e konkurencës, me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Planit operativ do t’i shtohen edhe 60% të financimit. Vitin e kaluar nga këto masa kanë përfituar 12 mijë qytetarë, ndërsa këtë vit parashihet që të fitojnë 15 mijë qytetarë dhe në të ardhmen ky numër do të rritet akoma më shumë duke i përdorur edhe fondet e Bashkimit Evropian”, tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.
Drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati tha se interesimi për këto masa është në rritje dhe se Agjencia do të bëjë përpjekje në përputhje me Planin Operativ që të sigurojë më shumë mjete për personat e papunë.
“Synimi ynë është që 15 mijë të papunë të përfshihen në të gjitha këto masa aktive të ofruara nga Agjencia e Punësimit. Nuk ndalemi këtu, vitin e ardhshëm 2023 me Planin Operativ synojmë që të përfshimë mbi 20 mijë”, tha drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Histori suksesi në kufijtë e imagjinatës…

Story i radhës

Propozimi francez, Sela: Alternativa e vetme e RMV-së është BE-ja, asgjë tjetër hiç

Të fundit nga