propozim ligji anti duhan te marten do te jete ne seance te qeverise 69bc0ad537fba

Propozim-Ligji anti-duhan të martën do të jetë në seancë të Qeverisë

March 19, 2026
1 minut lexim

Ligji për mbrojtjen nga duhani do të shqyrtohet në seancë qeveritare të martën e ardhshme, pas së cilës do të procedohet edhe në Kuvend. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pret që ligji të hyjë në fuqi brenda një periudhe prej rreth një muaji e gjysmë, ku fillimisht, ishte paraparë që ai të zbatohej nga 1 marsi, por hyrja në fuqi u shty për shkak të reagimeve dhe vërejtjeve nga gastronomët.

“Mund të ju them se të gjitha çështjet e hapura tani janë mbyllur. Nuk ka mbetur asnjë çështje që lidhet me ligjin që nuk është trajtuar. Shpresoj se brenda dy tre vitesh do të kemi edhe një konferencë për shtyp mbi uljen e numrit të duhanpirësve në vend me 45 për qind, me synimin që kjo shifër të ulet deri në 20 për qind”, deklaroi Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

I pyetur për ndryshime nga propozimi fillestar, Aliu tha se kriteret bazohen në rekomandimet e OBSH-së.

“Kemi arritur në përfundim si nga ana shkencore ashtu edhe nga ekspertët shëndetësor se me dy anë të hapura të hapësirës së tarracave mund të lejohet pirja e duhanit pasi që ajri rrjedh dhe pastrohet cilësia e ajrit brenda. Por, nga ana tjetër dhe nga pikëpamja ekonomike, e dini që vetëm në Shkup kemi mbi 7,000 objekte ushqimore që kanë tarraca, shumica e atyre objekteve të ushqimit kanë një infrastrukturë të tillë që është e pamundur të kesh tre anë të hapura”, thotë Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

Aliu gjithashtu theksoi se propozim-ligji e lejon çatinë të konsiderohet si anë e hapur, pasi kjo pastron ajrin shpejt. Po ashtu, bizneset do të kenë hyrje të veçantë për jo duhanpirësit. Qëllimi i ligjit është të mbrojë ata që nuk pinë duhan, duke i lejuar të frekuentojnë objektet pa u ekspozuar ndaj tymit, ndërsa duhanpirësve u caktohen zona të veçanta. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

meloni ul cmimet e naftes miratohet dekreti per te ndihmuar konsumatoret 69bc04f935057
Lajmi i mëparshëm

Meloni ul çmimet e naftës, miratohet dekreti për të ndihmuar konsumatorët

lirohet gjesti 69bc0d2ca9696
Lajmi i radhës

Lirohet Gjesti

Të fundit nga

Enigma Mehmeti, ankthi Broja, vjen Muçi…

Kurrë nuk ka qenë kaq e vështirë të bësh listën e sulmuesve për kombëtaren shqiptare. Para ndeshjes vendimtare të play-off-it të Botërorit 2026 kundër Polonisë, reparti i sulmit te Shqipëria paraqitet si

Lirohet Gjesti

Këngëtari i njohur, Besart Kelmendi, Gjesti është liruar nga paraburgimi. Media merr vesh se Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Gjestit, mbi një
ShkoLartë