Pronat e pashitura/ BSH: Ka kërkesë për të blerë banesa, çmimet u rritën me 8%

min lexim

Kërkesa për të blerë banesa dhe rritja e kostove në ndërtimi kanë ndikuar në rritjen e cmimit të pasurive të patundshme.

Konstatimi vjen nga Banka Qendrore, e cila thotë se çmimi i pronave u rrit 8% këtë vit.

Numri i pronave të pashitura ka rënë këtë vit, për shkak të kërkesës për blerje nga qytetarë vendas e të huaj.

Deklarata vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila shkruan se kërkesa për të blerë banesa ose njësi tregtare ishte e qëndrueshme, dhe ajo u reflektua edhe nga rritja e kredisë bankare.

Në raportin e stabilitetit financiar, thuhet se edhe cmimet u rritën në këtë periudhë me 8%, në krahasim me një vit më parë, ku rritja për Tiranën ishte edhe më e fortë.

Në shtrenjtimin e cmimit të banesave kanë ndikuar edhe kostot e rritura në ndërtim, kryesisht për shkak të rritjes në shpenzimet për paga dhe energji.

Ndërkohë në krahun e ofertës, numri i lejeve të ndërtimit ishte më i vogël se një vit më parë, por jo me rënie domethënës.

Agjentët në treg presin që një ecuri e tillë të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim dhe mbeten optimistë në periudhë afatgjatë.

Story i mëparshëm

City donte Barella-n në 2023-shin, ja pse Guardiola hoqi dorë në fund

Story i radhës

Hoxha: Policia e Shtetit çdo ditë pranë shkollave, për sigurinë e nxënësve

Të fundit nga