Pronari i Pucko Petrolit, Asmir Jahoski, lirohet nga paraburgimi

May 6, 2025
1 minut lexim

Pronari i Pucko Petrolit, Asmir Jahoski, lirohet nga paraburgimi pasi Gjykata e Apelit, në një seancë të mbyllur të mbajtur sot, vendosi të miratojë ankesën e tij dhe të pranojë garancinë prej më shumë se dy milionë eurosh që ai dhe avokati i tij i kishin ofruar më parë Prokurorisë.

Gjykata e Apelit pranoi që Jahoski të shkojë në arrest shtëpiak duke pranuar një garanci prej 986,540 eurosh, duke vendosur një hipotekë mbi pasurinë e patundshme në favor të shtetit dhe me një shumë shtesë prej 72 milionë denarësh, e cila duhet të paguhet në para të gatshme. Gjykata e Apelit informon gjithashtu se ndaj Jahoskit janë vendosur masa kujdesi dhe se pasaporta e tij është konfiskuar. Asmir Jahoski është një nga 13 të dyshuarit në hetimin për tenderët e dyshimtë për furnizimin e naftës me vlerë 167 milionë euro për TEC-in e Negotinës, i cili u hap në vitin 2023./Alsat.mk

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

U kap me një vajzë tjetër, Sara Kolami heq nga ndjekësit Drilon Ramën

Story i radhës

Së shpejti transferi i parë, Bejxhan Iljas pritet të ndërroje anë, kalon kah Qeveria

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë