Pronari i Chelseat raportohet se është përfshirë në bisedimet për paqe ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë

February 28, 2022
1 minut lexim

Roman Abramovich ka pranuar një ofertë nga Ukraina për të ndihmuar në negociatat për gjetjen e një zgjidhje paqësore të pushtimit rus, raporton “Jewish News”.

Një zëdhënës i miliarderit dhe pronarit të Klubit të Futbollit Chelsea konfirmoi të hënën në mëngjes se Ukraina kishte kontaktuar me Abramovich gjatë fundjavës përmes kontakteve të tij hebreje në Ukrainë.

“Mund të konfirmoj se Roman Abramovich u kontaktua nga pala ukrainase për mbështetje në arritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe se ai është përpjekur të ndihmojë në këtë drejtim. Duke marrë parasysh se çfarë është në rrezik, ne do të kërkojmë mirëkuptim se pse nuk kemi komentuar as situatën si të tillë, as përfshirjen e tij”, ka thënë zëdhënësi në fjalë për “Jewish News”.

Jewish News mund të zbulojë gjithashtu se regjisori dhe biznesmeni rus i filmit Alexander Rodnyansky ishte një nga ndihmuesit kryesorë në përfshirjen e Abramovich në bisedimet e paqes.

“Unë mund të konfirmoj se pala ukrainase është përpjekur të gjejë dikë në Rusi të gatshëm për t’i ndihmuar ata në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore. Ata janë të lidhur me zotin Abramovich përmes komunitetit hebre dhe iu drejtuan atij për ndihmë. Z. Abramovich që atëherë është përpjekur të mobilizojë mbështetjen për një zgjidhje paqësore”, tha ai.

“Edhe pse ndikimi i zotit Abramovich është i kufizuar, ai është i vetmi që u përgjigj dhe pranoi të provojë. Nëse kjo do të ketë një ndikim apo jo, nuk e di, por unë vetë jam në kontakt me stafin e Zelensky dhe e di se ata janë mirënjohës për përpjekjet e tij të sinqerta.”

Negociatat e paqes pritet të zhvillohen në kufirin e Ukrainës dhe Bjellorusisë gjatë ditës së sotme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stuhia e erës rrëzoi shtyllat e tensionit të lartë, në errësirë fshatrat e Korçës, Maliqit e Devollit

Story i radhës

Kurti dhe Rama shprehin solidaritetin me Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë