​Pronari i Chelseat kërkon transferimin e yllit të Arsenalit

October 17, 2022
1 minut lexim

Pronari i Chelseat, Todd Boehly, po planifikon t’i japë Arsenalit një goditje të madhe duke provuar t’ia rrëmbejë shërbimet e Bukayo Saka. 21-vjeçari po lidhet me një largim nga “Emirates Stadium” pasi ai po hyn në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij me këtë skuadër.

Sipas gazetarit “The Football Terrace”, “Blutë” janë të gatshëm t’i ofrojnë Sakës një kontratë më të mirë se ajo që ai ka vendosur të nënshkruajë me “Gunners”, me përffitime prej 200,000 funteve në javë.

Por, Boehly është i bindur që të futet në garë dhe ta sjellë anglezin në “Stamford Bridge”. Megjithatë, thuhet se Arsenali e sheh Sakën si të paprekshëm kështu që duhet bërë sakrificë të madhe për ta arritur këtë qëllim.

Liverpooli dhe Manchester City gjithashtu po monitorojnë situatën e anësorit. Nëse “Blutë” e fitojnë garën për Sakën, kjo do të pasojë ardhjen e Omari Hutchinson, i cili u largua nga Arsenali për në Chelsea në verën e këtij viti, ndërsa Boehly po kërkon të hedhë themelet për një të ardhme të ndritur të klubit.

Pavarësisht nga interesimi i Chelseat, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ditë më parë u shpreh i bindur se Saka do ta rinovojë kontratën me Arsenalin.

“Kam shumë besim se ne si klub dhe Bukayo, familja dhe agjenti i tij jemi të gjithë të një mendimi dhe tani është koha për ta vendosur lapsin në letër. Unë do të doja që kjo të bëhet sepse nuk dua që lojtarët të shpërqendrohen në mes të sezonit, por këto gjëra kërkojnë kohë.“, deklaroi Arteta.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM dorëzon propozim ndryshime ligjore për partitë politike

Story i radhës

5 sjelljet e zakonshme të një sociopati: Nganjëherë vështirë dallohen

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij
ShkoLartë