Sipas gazetarit të njohur, Gerard Romero, pronarët e Chelseat, në krye me Todd Boehlyn, sapo kanë mbërritur në Barcelonë për të zhvilluar një takim.
Të dy klubet pritet të diskutojnë për transferimet e mbrojtësve spanjollë, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.
Po ashtu, temë diskutimi mes Boehlyt dhe presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, do të jetë e ardhmja e mesfushorit Frenkie De Jong dhe mbrojtësit të krahut Sergino Dest.