Latifi në Gjakovë, ngushëllon familjet e Salihut, Gjinit e Iljazit

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vizituar familjet e doktor Mentor Salihut dhe Skofiar Gjinit, punëtorë të QKMF nw Gjakovë, të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në shërbim të pacientëve.

Me këtë rast, ministri Latifi, u shprehu ngushëllime familjarëve, duke vlerësuar se të dy do të kujtohen gjithmonë si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta.

Po ashtu, ministri Latifi, ka vizituar edhe familjen e doktor Ali Ilazi, i cili ka vdekur dje në moshën 73-vjeçare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha me bashkëshorten në protestë, në krah edhe Kryemadhi

Story i radhës

Pronari i Chelseat arrin në Barcelonë, mësohet arsyeja

Të fundit nga