Promovohet Plani Operativ për vitin 2022: Janë siguruar 1,8 miliardë denarë mbështetje për përfshirje në tregun e punës për rreth 15.000 persona të papunë

March 29, 2022
min lexim

Rreth 15.000 persona të papunë do të kenë mundësi të hyjnë në tregun e punës përmes programeve dhe masave aktive të punësimit të parashikuara nga Plani Operativ për vitin 2022, i cili u promovua sot nga drejtori i Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në RMV, Aremen Grigorjan.
Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati, theksoi se masat dhe programet aktive që do të zbatohen në vitin 2022 janë aktivitete të qëndrueshme dhe të dëshmuara për përmirësimin e gjendjes së tregut të punës që zbatohen me sukses në vendet e zhvilluara të Europës.
“Programi më i kërkuar nga ana e personave të papunë – Vetëpunësimi, këtë vit është pjesë e Planit Operativ dhe për shkak të interesimit të madh për të, këtë vit është siguruar mbulimi më i lartë deri më tani, gjegjësisht ofrohet mbështetje financiare për hapjen e biznesit vetanak për 2000 persona. “Përkrahja financiare për një person që të hapë biznesin e tij është 307.500 denarë ose deri në 615.000 denarë nëse themelohet person juridik prej dy ortakësh”, tha Murati.
Ky Plan Operativ përmban edhe masa që ofrojnë mbështetje për hapjen e vendeve të reja të punës që do të ndikojnë në nxitjen e punësimit të personave të papunë në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, siç janë masat Subvencionimi i pagave dhe Punësimi dhe rritja e personave juridik, masa aktive këto përmes të cilave është planifikuar punësimi i drejtpërdrejtë i 1790 personave të papunë. Fokusi kryesor është ofrimi i mbështetjes për punësimin e personave që më me vështirësi futen në tregun e punës, përfituesit e ndihmës minimale të garantuar dhe të rinjtë e moshës deri në 29 vjeç. Fondi i Posaçëm ofron mbështetje për punësimin e drejtpërdrejtë të 350 personave me aftësi të kufizuara. Pjesë e Planit Operativ për vitin 2022 janë edhe trajnimet që synojnë përmirësimin e aftësive dhe kualifikimeve të personave të papunë për integrimin e tyre sa më të suksesshëm në tregun e punës.
“Përmes trajnimeve për kualifikime profesionale sipas kërkesës së punëdhënësve dhe trajnimeve profesionale sipas kërkesës së punëdhënësve, 350 persona të papunë do të kenë mundësi të marrin kualifikimet e kërkuara në tregun e punës, ndërsa përmes trajnimeve për profesionet e kërkuara, 500 persona të papunë do të fitojnë aftësi të cilat do t’i bëjnë ata më konkurrues dhe do të rrisin mundësitë e tyre për punësim. Ky Plan Operativ përmban edhe Trajnimet për Zhvillimin e Aftësive Dixhitale që janë krijuar për të përmirësuar aftësitë e personave të papunë në fushën e teknologjive informatike, për rritjen e konkurrencës dhe integrimin më të shpejtë të tyre në tregun e punës, me ç’rast do të përfshihen 424 persona të papunë, të rinj të moshës deri në 34 vjeç.”- theksoi Murati.

Drejtori i APRMV-së, Bekim Murati, paralajmëroi se shpalljet e para publike për programin Vetëpunësimi, Punësimi dhe Rritja e Personave Juridik dhe Praktika, do të publikohen më 5 prill, ndërsa pjesa tjetër e programeve dhe masave do të shpallen në faza sipas një plani të definuar paraprakisht. Ai u bëri thirrje të gjithë personave të papunë dhe punëdhënësve që përmes 30 Qendrave të Punësimit, ueb-faqes së APRMV-së dhe rrjeteve sociale të institucionit, të informohen në kohë dhe të aplikojnë për programet dhe masat që janë në interes të tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alioski: Ëndërrojmë për fitore ndaj Portugalisë

Story i radhës

FIZHT: Nëntë startup heronj inovativ vendosin produktet e tyre në “Tinex”

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë