Alioski: Ëndërrojmë për fitore ndaj Portugalisë

Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut e ndajnë 90 minuta nga plasmani historik në Kampionatin Botëror që do të mbahet në “Katar” gjatë këtij viti. Pas triumfit ndaj kampionit aktual të Evropës, Italisë, të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski sonte janë mysafire e Portugalisë në finalen e madhe të plej-offit. Mbrojtësi i majtë i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski ka thënë se janë duke e ëndërruar Botërorin.

“Nuk kemi fituar ende asgjë. Lamë jashtë garës një ekip të madh si Italia dhe nuk jemi kualifikuar ende”, tha Alioski, duke shtuar pastaj se nuk mërzitet se e gjithë Italia ishte duke qarë pas ndeshjes. “Kjo është arsyeja pse nuk e kam ndërgjegjen e keqe. Ne ëndërrojmë Kampionatin Botëror në Katar. Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë realitet këtë ëndërr të madhe. Nëse Maqedonia e Veriut eliminon dhe Portugalinë, atëherë edhe një yll i madh si Kristiano Ronaldo do të mbetej jashtë Botërorit. Futbollisti shqiptar tregoi respekt për portugezin, por tha se ai dhe shokët e tij duan ta realizojnë ëndrrën e tyre.

Ronaldo ka luajtur në një nivel të lartë për gati njëzet vjet. Nuk dua t’i prish asgjë Ronaldos. Por, unë dua të përmbush ëndrrën tonë të madhe. Të gjithë besojmë se mund ta bëjmë në Portugali”, deklaroi Ezgjan Alioski.

Nga ana tjetër mesfushori Arijan Ademi ka potencuar se Portugalia është një ekip shumë i fortë, por se edhe Maqedonia është maksimalisht e përgatitur për një ndeshje tjetër të madhe. “Do të luajmë përballë një ekipi që posedon shumë lojtarë cilësorë, janë të rrezikshëm nga të gjitha anët dhe është vështirë ti mposhtësh. Por, mendoj se do të mund të gjejmë zgjidhjen e duhur dhe do të japim më të mirën nga vetja që të shfrytëzojmë këtë mundësi për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror”, deklaroi Alioski. Ndeshja mes Portugalisë dhe Maqedonisë do të luhet sonte me fillim prej ora 20:45.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ISHP:Vazhdon ulja e infektimeve me Kovid 19

Story i radhës

Promovohet Plani Operativ për vitin 2022: Janë siguruar 1,8 miliardë denarë mbështetje për përfshirje në tregun e punës për rreth 15.000 persona të papunë

Të fundit nga

Dënohet rëndë Peja

Peja është dënuar të martën nga Komisioni i Garave i FBK-së, që drejtohet nga Armend Hamiti.