promovohet financimi i projekteve te be se rokas ne 6 vitet e fundit jane mbeshtetur 21 komuna 69f0a44d22a4d

Promovohet financimi i projekteve të BE-së! Rokas: Në 6 vitet e fundit janë mbështetur 21 komuna

April 28, 2026
1 minut lexim
Rokas 780x439 1

Me titullin “Qeverisje Vendore e Shkëlqyer”, Ambasadori i Bashkimit Europian Mihalis Rokas promovoi financimin e projekteve të BE-së. Ai tha se në gjashtë vitet e fundit janë mbështetur 21 komuna, duke promovuar ekselencën, ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimin. Rokas shtoi se Bashkimi Evropian është partner i besueshëm duke përfshirë edhe komunat në këtë vend.

“Duhet të them se janë projekte shumë të suksesshme. Unë vet kam vizituar së fundmi disa komuna në Bogovinë, në Kumanovë, kam qenë në Ohër, në Strugë, kam qenë në Prilep dhe mund të shoh se ekipet e kryetarëve të komunave janë profesionale, punojnë shumë dhe përmes mbështetjes sonë të vazhdueshme kemi arritur të kemi ekipe komunale efikase dhe efektive. Sigurisht që problemet mbeten, ka shumë çështje mjedisore që komunat duhet t’i adresojnë por, siç e dini, ne jemi shumë aktivë edhe me programet ndërkufitare apo programet e bashkëpunimit rajonal”, tha Mihalis Rokas.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

moza teksa kendon komunikon edhe me kamerat o publik vetem ty nuk ta kam friken se shoqeria me ka tradhtuar 69f09d226fd00
Lajmi i mëparshëm

Moza teksa këndon, komunikon edhe me kamerat: O publik vetëm ty nuk ta kam frikën, se shoqëria më ka tradhtuar…

seanca e presidentit deputeti raduloviq ka nje thirrje kthehuni ne salle 69f0b752c25f5
Lajmi i radhës

Seanca e Presidentit, deputeti Raduloviq ka një thirrje: Kthehuni në sallë

Të fundit nga

ShkoLartë