Prokuroria Themelore në Prizren kërkon paraburgim për zyrtarin e Autoritetit Pyjor të Komunës së Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit I.O., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës, i dyshuari I.O me datë 27.01.2022 në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune.

E cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, duhej të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, por i njejti nuk e përfill kërkesën në fjalë me ç’rast vëllimin prej 60 metër kub të drunjëve ia jep një kompanie private.

Duke vepruar në këtë mënyrë, i njejti dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kështu renditen federatat e kategorizuara nga KOK-u

Story i radhës

Приведен малолетник кој ограбил аптека

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish