prokuroria themelore ne prizren kerkon paraburgim per zyrtarin e autoritetit pyjor te komunes se prizrenit 61f3c32170037

Prokuroria Themelore në Prizren kërkon paraburgim për zyrtarin e Autoritetit Pyjor të Komunës së Prizrenit

January 28, 2022
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit I.O., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës, i dyshuari I.O me datë 27.01.2022 në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune.

E cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, duhej të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, por i njejti nuk e përfill kërkesën në fjalë me ç’rast vëllimin prej 60 metër kub të drunjëve ia jep një kompanie private.

Duke vepruar në këtë mënyrë, i njejti dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

keshtu renditen federatat e kategorizuara nga kok u 61f3c31ca2062
Story i mëparshëm

Kështu renditen federatat e kategorizuara nga KOK-u

d0bfd180d0b8d0b2d0b5d0b4d0b5d0bd d0bcd0b0d0bbd0bed0bbd0b5d182d0bdd0b8d0ba d0bad0bed198 d0bed0b3d180d0b0d0b1d0b8d0bb d0b0d0bfd182d0b5 61f3c408b8027
Story i radhës

Приведен малолетник кој ограбил аптека

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë